Një tjetër rast i rëndë vetëvrasjeje regjistrohet në vend.
Një 12-vjeçare nga Vau i Dejës ka humbur jetën 24 orë pasi u paraqit në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
E mitura kishte konsumuar fostoksinë për t’i dhënë fund jetës.
Me gjithë ndihmën mjekësore, ajo nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.m.