• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tragjeditë politikë që i ulërijnë fosileve “të freskëta” që drejtojnë armatën e të vdekurve

by S T
18/09/2024 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Thënia e një fjale të mirë për dikë që e lë këtë jetë, nuk është vetëm traditë shqiptare. Së paku në çdo ditë të mbramë një fjalë e ëmbël, lehtëson atë çfarë mund të lehtësojë.

Megjithëse tek ne, në një vend kaq të mbushur me toksina që katapultohen dhe telekomandohen nga lart, kemi parë që nuk i kanë kursyer dsat e larta helmuese të milicive digjitale edhe ndaj emrave të mëdhenj të kombit. Emra? Gjergj Kastrioti, Gonxhe Bojaxhiu, Ismail Kadare, por lista është edhe më e gjatë!

Megjithatë sot është fjala për një tragjeti të re, që ka pllakosur mjedisin politik shqiptar, edhe pse “personazhi” kryesor i kësaj tragjedie kishte kohë që e mbanin larg politikës.

Gerdi Bogdani, ka shokuar të gjithë me ikjen e tij tragjike në kulmin e moshës aktive. Një personazh, që edhe pse nuk ka pasur asnjëherë një peshë të madhe qeveritare, e tregoi veten sot se kush ishte. Sepse fuqia më e madhe e Gerd Bgdanit ishte humanizmi dhe qytetaria e tij.

Thuajse të gjithë diplomatët perëndimorë që kanë qenë në Tiranë kanë publikuar në rrjetet e tyre foto dhe fjalë prekëse me Gerd Bogdanin. Nga Bix Aliu, diplomati i SHBA në Tiranë, apo diplomati britanik Dan Redfort, që ka punuar me amerikanët e Institutit Republikan, me OSBE apo ambasadën e Madhërisë së saj, kanë dhënë homazhin e tyre për këtë tragjedi.

Por edhe nga PD-ja, siç edhe nga mazhoranca apo mediat, kanë rrëfyer histori njohjeje e respekti me Gerd Bogdanit.

Legjitime, por edhe të rëndësishme janë fjalët lot respekt. Maje e mira e të mirave do të ishte që ky respekt të mos harrohet, por të shprehet herë pas here, duke e dëshmuar konsistencën e një ndjenje fisnike.

Po a do të ishte mirë që këto fjalë të mira, këtë ndjenjë respekti, të shprehen për së gjalli? E mbani mend ç’i kanë bërë Gerd Bogdanit, media e qarqe, pa pasur asnjë pushtet, duke e akuzuar për shumë gjëra, vetëm e vetëm se ashtu ju thoshte dikush.

E kur Prokuroria e Republikës bën 500 faqe akuzë ndaj Sali Berishës, dalin në panelet e darkës e thonë: “S’kanë prova”! Po mirë, po për Gertin kur i thonin qesim pse i thanë?

E pikërisht në këtë ditë të rëndë tragjike, fati i Gerd Bogdanit, kësaj figure vërtetë të rëndësishme të politikës shqiptare, sjell një tjetër kujtesë të një tragjedie tjetër të rëndë. Atë të të ndjerit Sokol Olldashi. Edhe ai gjithashtu një personazh shumë i fuqishëm politik, por edhe me një magnetizmi të madh komunitar, ku kishte miq e simpati në të gjithë krahët e politikës.

Si Koli, ashtu dhe Gerti ikën të rinj, por ajo që është më e rëndësishmja, ikën kur ishin personazhe, e mund të jepnin shumë në politikën shqipare. Por i mënjanuan elita e fosileve, e cila vijon të mbijetojë vetëm se ka vjedhur pa fund dhe zotëron para e pasuri pa fund.

Si tha doktori sot? Kush do të botojë pjesë të dosjes Partizani, do të trajtohet si organizata kriminale. Dmethënë do t’I konsideroj si armiq të mij. Mendo çfarë ka ndodhur realisht gjithë këto vite me këto person e personazh që ka dashur të japë diçka në politikë, qoftë edhe duke kërkuar ndihmën e doktorit të 500 faqeve, qoftë duke ecur edhe vetë.

Këto tragjedi politike duket se janë ulëritje e fuqishme ndaj fosileve, por edhe ndaj mjedisit që rrethon fosilet e “freskëta” që kërkojnë të infektojnë çdo të gjallë. Si tek “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, kur shtrat e një ushtari Italian infektuan një punonjës të ekipit të gjeneralit dhe e vdiq.

E në fakt, jemi fiks si në një skenë kadareane ku të gjithë brohorasin fosilet, kurse në televizione kush bërtet më shumë. E kur zgjohen të nesërmen se ka ikur një i gjallë i këtij vendi vijon avazi. Sidomos me rrjetet sociale gati në telefon: “U preftë në paqe”. Por ajo që pret me të vërtetë janë fosilet, pasi infektojnë thellë gjakun, sepse duan që Kryegjenerali i fosileve të mbajë në këmbë ushtrinë e tij të vdekur e të kallur që bërtet nëpër televizione….

Next Post
Historia e panjohur e shkencëtares së famshme, që u pushkatua nga Enver Hoxha

Historia e panjohur e shkencëtares së famshme, që u pushkatua nga Enver Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In