• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tragjeditë nga qentë, racat e rrezikshme regjistrohen e pajisen me çip

by A R
21/09/2017 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk kanë qenë të pakta ngjarjet kur qen të rrezikshëm kanë sulmuar qytetarët. Në shumë raste qentë lëvizin në ambiente publike pa maska, apo qafore mbrojtëse.

Disa raca janë në listën e zezë të qenve të konsideruar agresivë e të rrezikshëm. Madje në disa vende diskutohet që ata të mos lejohet të mbahen në familje dhe në ambiente publike.

Një bazë e re ligjore po përgatitet nga Drejtoria Veterinare në Ministrinë e Bujqësisë. Parashikohet që 10 racat agresive të rrezikshme të qenve, të matrikulohen me çip dhe të pajisen me pasaporta të veçanta.

Drejtori i Drejtorisë Veterinare Edi Ferko tha për News24 se drafti i ri parashikon që pronarët duhet t’i regjistrojnë kafshët aty ku regjistrohen armët. Ferko tha se do të ketë sanksione të rrepta dhe penalitete për pronarët e qenve që nuk zbatojnë ligjin.

Ngjarja makabre ku një vogëlushe u sulmua nga qentë pitbull të familjes tronditi jo pak opinion publik dhe ngriti shumë pikëpyetje për shkakun pse ndodhi.

Dhëmbët e këtyre dy pitbullëve i morën jetën tragjikisht vogëlushes shqiptare, Viktoria në kopshtin e familjes së saj në Flero të shtetit fqinj të dielën e kaluar. Specialistët hodhën dyshime se Viktoria u ngacmoi ushqimin, prandaj u sulmua fatalisht deri në vdekje. Krahët e gjyshit nuk e mbrojtën dot vajzën nga pitbullët e pamëshirshëm. U desh breshëria e plumbave të karabinierëve që pitbullët të ndalonin sulmin.

“Pitbulli në familje është një roje i fëmijëve. Mund të qëndrojnë pa frikë pa prindërit, qeni nuk është i rrezikshëm për fëmijën. Vajza ka prekur diçka, vajza ka ngacmuar ushqimin por me siguri e kanë shfaqur më parë agresivitetin dhe ky ka qenë fatal”.

Fqinjët e familjes shqiptare në Itali thanë për median se dy qentë kishin shfaqur edhe më herët shenja agresiviteti ndaj tyre dhe qenve në lagje por prindërit e vajzës nuk kishin marrë asnjë masë.

Sipas veterinerit në spitalin veterinar ndërkombëtar të Tiranës, Pitbulli njihet si qen luftarak dhe konsiderohet një ndër racat më të rrezikshme me karakter dominant. Kushdo sipas veterinerit duhet të jetë i përgjegjshëm për kujdesin që duhet të tregojë nëse mban qen pitbull dhe duhet të dije disa rregulla. Fatkeqësisht këto rregulla nuk njihen nga të gjithë. Por çfarë duhet të bëjnë prindërit nëse qeni shfaq shenja agresiviteti ndaj fëmijëve apo familjarëve?

“Mirë është që të kontaktojnë me njerëz specifik. Sulmet janë shumë të rralla nga pitbullët në familje”
Ekspertët në botë bien dakord se fëmijët që janë nën moshën e fillimit të shkollës në asnjë mënyrë nuk duhen lënë vetëm me qenin. Nëse qeni apo fëmija kanë sjellje të rrëmbyera dhe agresive atëherë kujdesi dhe vigjilenca e prindërve duhet të jenë maksimale./a.m.

Next Post
DROGA NE KURBIN/ Skema si FNSH monitoronte nga mali trafikantët e drogës

VIDEO/ Ndalimi i "të fortëve" dhe bllokimi i mjeteve luksoze, pamje nga operacioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit

March 17, 2026
Raportuesi për Serbinë në PE: Procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur, reformat janë ngadalësuar ndjeshëm

Raportuesi për Serbinë në PE: Procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur, reformat janë ngadalësuar ndjeshëm

March 17, 2026
Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

Zjarr në Proptisht, era favorizon flakët

March 17, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

March 17, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!

March 17, 2026
Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

March 17, 2026
24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

March 17, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Kjo është lufta jonë

March 17, 2026
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

March 17, 2026
Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In