Një aksident tragjik ka ndodhur në greqi ku kanë humbur jetën dy shqiptarë, burrë e grua. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Seres ndërsa viktima kanë mbetur burri 35-vjeçar dhe gruaja e tij 25-vjeçare.
Sipas autoriteteve greke çifti po udhëtonte ne aksin rrugor Xorterou-Koimisis, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat e rrugës.
Përplasja ishte fatale për bashkëshortët ndërkohë vajza 2-vjeçare e çifit ka shpëtuar mrekullisht me dëmtime të lehta.
Policia greke ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit fatal.
Itali, aksidentohet për vdekje 21-vjeçari shqiptar
Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur këtë herë në Itali. Viktimë ka mbetur një i ri 21-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sarnico, rreth orës 11:30. Sipas mediave italiane, shqiptari u përplas me një tjetër mjet ku udhëtonin 3 të moshuar, një 90-vjeçar me bashkëshorten 89-vjeçare dhe djali i tyre 63-vjeçar. Raportohet se ata janë në rrezik për jetën.
/a.m.















