• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia që la pas masakra e Matit, të afërmit e vrasësit s’dalin dot as te pragu

by Java News
14/10/2018 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kujtimi na ka marrë fytyrën. Na ka turpëruar jo vetëm këtu në fshat e në zonë, por në të gjithë vendin. Që nga dita kur ndodhi ngjarja, ne nuk guxojmë të dalim as tek oborri i shtëpisë. Nuk e dimë pse e bëri dhe si e bëri atë krim të tmerrshëm. Edhe sikur të na falin familjarët e viktimave, ne nuk mund t’u dalim më para syve”.

Kështu janë shprehur familjarët e 51-vjeçarit Kujtim Koxha nga fshati Shëlli i njësisë administrative Lis të Matit, i cili pasditen e së enjtes bëri masakër të vërtetë, duke vrarë me breshëri kallashnikovi tre punonjësit e bashkisë dhe duke plagosur një tjetër. Vrasja e trefishtë ka shokuar familjarët e vrasësit.

Menjëherë pas ngjarjes ku mbetën të vrarë shtetasit Mentor Hoxha 36 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç dhe Hamit Buçi si dhe mbeti i plagosur Astrit Hani, 40 vjeç familja Koxha është ngujuar.

E ndërsa pjesëtarët e familjes Koxha kanë dënuar aktin e rëndë, vetë autori i krimit makabër nuk ka shprehur pendesë për marrjen e tri jetëve dhe lënien jetimë të fëmijëve të viktimave. Dy ditë më parë ai është justifikuar para oficerëve të policisë gjyqësore me fjalët se njëri nga viktimat e kishte fyer dhe e kishte qëlluar me shuplakë.

“Njëri nga ata më qëlloi me shuplakë dhe më tha je i dehur. Më pas nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur”, është shprehur 51-vjeçari, i cili pohohet të jetë person problematik. Ndërkohë, burime zyrtare nga Prokuroria e Burrelit dje bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se të hënën do të jepet masa e sigurisë ndaj autorit të masakrës që tronditi gjithë opinionin publik, Kujtim Koxha.

“Ne kemi mbledhur të gjitha materialet e duhura. Kemi bërë dokumentimin e ngjarjes që ndodhi pak ditë më parë në fshatin Shëlli. Të hënën do të kërkojmë masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ ndaj autorit të krimit”, tha prokurori i çështjes, Abaz Muça.

Nga ana tjetër, mësohet se policia ka marrë në mbrojtje familjen e autorit të vrasjes së trefishtë duke kryer shërbim përgjatë 24 orëve, pasi i druhen një hakmarrjeje të mundshme nga të afërmit e viktimave. (GSH)

Next Post
A do e “pushtojnë” Ballkanin makinat e vjetra gjermane?

A do e “pushtojnë” Ballkanin makinat e vjetra gjermane?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In