Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku nënë e birë shqiptarë janë sulmuar për vdekje nga qeni i shtëpisë.
Lezime K. (52 vjeçe) dhe djali i saj, 27 vjeç, janë gjetur nga vajza e saj dy ditë më pas në shtëpinë ku jetonin së bashku.
Kjo familje jetonte prej më shumë se 8 vitesh në Gjermani, ndërsa kohët e fundit kishin marrë një qen të racës “Staffordshire Terrier”, të cilët njihen si tepër të egër e fuqishëm shkruan Panorama. Pasi vajza e familjes kishte parë nga dritarja të vëllanë e shtrirë, kishte lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen, duke i paralajmëruar që të bënin kujdes nga qeni.
Nga hetimet e para thuhet se qeni ka shkaktuar vdekjen e tyre, ndërsa pritet që të bëhet ekspertiza e trupave./a.m.