• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia në Xhenova, 35 viktima, humbin kontaktet me dy emigrantë shqiptarë

by A R
14/08/2018 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatmirësisht deri tani nuk ka konfirmim për shqiptarë mes dhjetëra viktimave të tragjedinë e shembjes së urës në Xhenova të Italisë.

Por së fundmi janë ngritur edhe dyshimet e para. Shqiptari Ferdinand Sakaj, një banor i zonës ku ndodhi tragjedia, ka dërguar disa pamje për “Ti Raporton” në Top Channel, ndërsa thotë se dy emigrantë shqiptarë kanë humbur kontaktet, por nuk dihet nëse kanë lidhje me ngjarjen.

Ai konfirmon se 5 familje shqiptare janë evakuuar nga zona ku ndodhi tragjedia.

Deri tani janë konfirmuar 35 të vdekur, 13 të plagosur, ndërsa 10 persona janë të zhdukur. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të. Madje, një kamion ka mbetur mrekullisht i ndaluar në fund të pjesës, që i ka mbijetuar incidentit.

Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.

Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”./a.m.

Next Post
Basha i paraprin seancës: Nuk ka asnjë mundësi për shkarkimin e kreut të KQZ-së

Basha mesazh për tragjedinë e Xhenovas: Solidaritet me Italinë mike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

March 2, 2026
Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

March 2, 2026
Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

Një nga rafineritë më të mëdha të naftës në botë goditet nga një dron iranian, Arabia Saudite ndalon disa operacione në Ras Tanura

March 2, 2026
Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

Në kërkim në Gjermani për trafik droge, shqiptarit i sekuestrohen apartamentet në Durrës dhe Tiranë

March 2, 2026
Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

Nis gjykimi për kryebashkiakun e Tropojës dhe zëvendësin e tij, Biberaj: Në 35 vite punë s’kam marrë një vërejte

March 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kuvendi i Lezhës, model i racionalitetit politik

March 2, 2026
Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

Dita e tretë e sulmeve/ Lufta në Lindjen e Mesme, nga Izraeli në Kuvajt, sa viktima janë shënuar deri më tani

March 2, 2026
Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Durrës, disa të arrestuar, mes tyre dy vajza!

Ushtronin prostitucionin në një apartament me qira, arrestohen dy vietnameze në Tiranë

March 2, 2026
Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

Nga B-2 e Tomahawk, te Patriot e THAAD/ Lista e armëve të përdorura nga Uashingtoni në sulmet ndaj Iranit

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In