• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tragjedia në Venecia, detajet e një skene apokaliptike, pasagjerët bërtisnin për ndihmë

by A R
04/10/2023 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një apokalips. Kështu e kanë cilësuar autoritetet italiane tragjedinë rrugore më të rëndë, të shënuar ndonjëherë pranë qytetit të Venecias.

Një autobus me turistë, u përplas më një barrierë në mbikalim dhe ra nga lartësia e 15 metrave pranë binarëve te hekurudhes në zonën e Mestres, duke marrë më pas flakë.

Të paktën 21 vetë janë konfirmuar të vdekur, mes të cilëve edhe fëmijë të vegjël. 15 persona të tjerë mbetën të plagosur, nga të cilët, 5 në gjendje të rëndë.

5 ukrainas, një gjerman dhe shoferi italian janë mes viktimave, siç bëri të ditur perfekti i qytetit Michele Di Bari. Shtetas austriak dhe spanjollë e kroatë ishin gjithashtu pasagjerë të udhëtimit fatkeq. Kryebashkiaku Luigi Brugnaro e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të madhe, ndërsa foli për një skenë apokaliptike.

39 persona gjendeshin në autobus, në momentin që ai u rrëzua rreth orës 19:45 të së martës. Siç thuhet, ai ishte marrë me qira nga një kompani lokale për të çuar turistët nga qendra historike e Venecias drejt një kampingu pranë zonës së Marghera.

Besohet se mjeti ishte i llojit hibrit, me bateri elektrike dhe gaz metani. Sipas raportimeve, pas përplasjes ka pasur shpërthim të gazit, e po ashtu bateritë kanë marrë flakë duke e bërë operacionin e kërkim-shpëtimit në autobus, tejet kompleks.

Dëshmi dramatike, flasin për njerëz që ulërinin për ndihmë, por flakët e larta penguan shpëtimin e tyre.

Shkaku i aksidentit po hetohet, por një prej hipotezave që po merret në shqyrtim është mundësia që shoferi 40-vjeçar te jetë ndjerë keq pak para ngjarjes. Nga inspektimi i rrugës, rezulton se nuk ka shenja të frenimit para aksidentit.

/a.r

Next Post
U kapën me snajper, gjykata jep dënimin për ish-efektivin e RENEA-s dhe shokun e tij

U kapën me snajper, gjykata jep dënimin për ish-efektivin e RENEA-s dhe shokun e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In