• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia në liqenin e Shkodrës, i mbijetuari: Pamë tmerr!

by Java News
19/08/2017 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas ngjarjes tragjike në liqenin e Shkodrës, njëri prej të mbijetuarve rrëfen se si arritën t’i shpëtonin dallgëve dhe motit që u egërsua krejt papritur teksa ata ndodheshin në ujë. Elsaid Tahiri, vëllai i 13- vjeçarit të mbytur Ervis Tahiri dhe djali i xhaxhait të viktimës tjetër Sabian Tahiri, shprehet se pesë të tjerët që arritën të dalin në breg i ka shpëtuar Zoti. Ai rrëfen momentet e tmerrit se si në vendin ku po laheshin në liqen, niveli i ujit është rritur papritur duke i zënë ata në befasi.

Elsaid, si vendosët për t’u futur në liqen me varkë?

Jemi nisur nga shtëpia rreth orës 12:00 dhe shkuam në liqen për t’u larë. Aty vendosëm të marrim një lundër që është e jona dhe kemi hyrë në liqen duke mos e menduar kurrë se ndonjë gjë e keqe mund të ndodhte.

Sa vetë shkuat për t’u larë në liqen?

Kemi qenë unë, vëllai im që fatkeqësisht u mbyt, djali i xhaxhait që edhe ai fatkeqësisht u mbyt, djali i tezës së babait dhe 3 të tjerë që erdhën me ne. Shokë tanë edhe ata. Pra në total kemi qenë 7 vetë. Pesë arritëm të dilnim ndërsa dy të tjerë mbetën brenda.

Përse shkuat në liqen me varkë?

Në dolëm në liqen për qejf, thjesht morëm lundrën për të shëtitur. Nuk është se shkuam shumë larg. Uji ishte deri në brez. Ne dolëm për qejf ashtu si të rinjtë, sepse të gjithë kanë dëshirë të lëvizin nga shtëpia, aq më tepër në ato temperatura të ulëta. Ne nuk e dinim fare se mund të ndodhte një gjë e tillë dhe as na e merrte mendja aspak se dikush mund të mbytej. Nuk kemi parandierë asgjë të keqe. Ne dimë not, edhe vëllai me djalin e xhaxhait dinin not. Ne nuk ishim shumë larg bregut, as 100 metra ndaj nuk na e merrte mendja kurrë se dikush mund të mbytej në atë situatë. Po të parandienim diçka të keqe s’do të kishim shkuar për asnjë arsye.

Si ishte moti në momentin kur jeni futur në liqen?

Moti realisht ishte i vranët, erë kishte por edhe pak dallgë kishte. Ne nuk na u duk moti aq i keq apo dallgët aq të mëdha sa të na rrezikonin. Na u duk një situatë normale pavarësisht se kishte pak erë dhe pak dallgë. Ne ishim afër bregut ndaj u futëm në liqen.

Si ndodhi momenti i vështirë për ju?

Aty ku ishim ne uji ishte i cekët. Mund të ketë qenë ora 14:00 ose 14:30 kur morëm për t’u kthyer drejt bregut. Pra, rreth 2 orë ose 2 orë e gjysmë jemi larë. Si papritur uji nisi që të thellohej vetvetiu. Na zuri të gjithëve në befasi sepse menjëherë nisi të rritej niveli i ujit deri sa na kapërceu të gjithëve. Na kaloi uji mbi kokat tona.

Duke qenë në këtë situatë të vështirë ku uji na kishte mbuluar atëherë në moment ne të gjithë bashkë menduam që të lëmë lundrën dhe të nisemi me not. Ky ishte një vendim për të cilin të gjithë ramë dakord. Ne morëm për të dalë në breg me not. Pesë nga ne me vështirësi ia arritëm të dilnim, por dy të tjerët u mbytën. S’kam fjalë për të thënë se si ndihem.

Ju të tjerët si arritët të dilnit në atë situatë të vështirë?

Nuk e di çfarë të them. Ne të tjerëve na ndihmoi Zoti. Vëllai dhe djali i xhaxhait dinin not, por mund të jenë lodhur ose i ka zënë paniku dhe fatkeqësisht sot nuk i kemi më.

Përse e braktisët lundrën?

Ne e braktisëm lundrën sepse kishte rrjedhë dhe me sa pamë vinte nga era e fortë që ishte. Uji na mbuloi dhe s’kishim zgjidhje tjetër. Lundra nuk na shërbente më. Ne kemi qenë edhe ditë tjera. Edhe një ditë përpara kësaj ngjarjeje ishim në liqen. Ishim edhe më larg dhe uji ishte tamam, na vinte deri te gjoksi. Kemi hyrë edhe herë të tjera kur ka pasur erë apo pak dallgë, por asnjëherë nuk na ka ndodhur kështu. panorama

 

Next Post
FOTOT/ Zbukurimi i Tiranës, Veliaj: Punë të vogla, me dashuri të madhe

FOTOT/ Zbukurimi i Tiranës, Veliaj: Punë të vogla, me dashuri të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In