• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia në Klos, si u mbyt në lum 44-vjeçari ditën e fejesës së vajzës

by A R
10/11/2016 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja Ndoj në fshatin Plani i Bardhë në bashkinë e Klosit ka hapur dyert e mortit. Dhjetëra banorë të zonës, të afërm dhe qytetarë të tjerë udhëtojnë drejt fshatit të largët ku humbi jetën tragjikisht 44- vjeçari Xhevahir Ndoji.

16 vjet më parë, ai la vendlindjen pas dështimit të martesës së parë dhe u vendos në banesën e gruas së dytë, në familjen Bardhi, në fshatin Plani i Bardhë të Bashkisë Klos. Një vit më vonë lindi vajza e parë, e cila të martën në mbrëmje do të fejohej me një djalë nga Klosi, raporton “Panorama”.

Të afërmit thonë se Xhevahiri, në orët e para të mëngjesit udhëtoi drejt një HEC-i për të dërguar në punë dhëndrin. Në katin e parë të banesës së familjes Ndoji qëndrojnë gratë, të cilat jo vetëm ngushëllojnë gruan e vajzat e 44-vjecarit, por edhe vajtojnë, sipas traditave të krahinës.

Sakaq të gjithë janë veshur me rroba të zeza, në kujtim të Xhevahirit që humbi jetën në mënyrë tragjike. Në katin e dytë të shtëpisë, që po rehabilitohej, qëndrojnë burrat. Në qoshe vjehrri i viktimës, Murat Bardhi.

Në oborrin e banesës dhe në mjediset e tjera qëndrojnë të afërmit e persona të tjerë që janë ngjitur në fshatin malor, për ngushëllime. Vjehrri 68- vjeçar thotë se tani i janë shtuar hallet pas humbjes së dhëndrit dhe se duhet të kujdeset për katër mbesat e mbetura jetime dhe vajzën e mbetur të ve, të cilët përballen me probleme të shumta ekonomike.

Pasi pret ngushëllimet, ai apelon për ndihmë. Kërkon nga strukturat shtetërore të shtojnë forcat për gjetjen e trupit të pajetë të dhëndrit. Bardhi falënderon Policinë dhe banorët e Klosit që vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të viktimës.

Zoti Bardhi, kur doli Xhevahiri nga shtëpia dhe kush jua dha lajmin se atë e rrëmbeu lumi?

Xhevahiri ka dalë nga shtëpia rreth orës shtatë të mëngjesit. Me makinën që i pat dhuruar djali im ai u nis për të dërguar dhëndrin te një hidrocentral këtu poshtë fshatit. Në kthim ai ka ngarkuar në makinë dy thasë me rërë, sepse po merrej me riparimin e shtëpisë së vjetër dhe të dëmtuar. Roja tjetër e HEC-it ka parë rreth orës 8 të mëngjesit një trup njeriu që dallgët e forta të lumit Mat e kishin rrëmbyer dhe po e lëviznin me shpejtësi të madhe. Shiu, mjegulla dhe shpejtësia e rrjedhës nuk e kanë lejuar atë ta identifikojë kujt i përkiste trupi, por ai ka bërë lidhjen pasi vetëm pak minuta më parë Xhevahiri është larguar nga HEC-i. Roja telefonoi në shtëpinë tonë dhe në Polici.

Kur u kuptuat se Xhevahiri ishte mbytur?

Shumë banorë të fshatit tonë dhe fshatrave përreth erdhën dhe nisën kërkimet. Mbërritën aty ku bashkohet përroi i fshatit tonë, Shehi, me lumin e Matit. Deri në mbrëmje as makina nuk dukej. Gurët dhe trungjet e kishin rrëmbyer atë disa metra poshtë. Në fshatin tonë një stuhi e tillë nuk mbahet mend prej vitit 1946. Janë dëmtuar të gjitha urat e fshatit, rrugët, çatitë e shtëpive dhe disa toka kanë rrëshqitur.

Cili është apeli juaj?

Unë, vajza dhe mbesat e mia kemi një apel. U lutemi strukturave shtetërore të bëjnë të pamundurën që të gjejnë të paktën trupin e pajetë të dhëndrit. Fundja të ketë një varr ku fëmijët të dërgojnë lule. Aktualisht forca të shumta kanë kontrolluar lumin e Matit nga Ulza deri afër fshatit tonë. Asnjë gjurmë nuk është gjetur. Ndoshta do të mendohet edhe për mbështetje financiare të familjes së vajzës sime. Ato aktualisht nuk kanë asnjë burim të ardhurash. Po të kem mundësi i tërheq në Tiranë, atje ku banoj edhe vetë./a.m.

Next Post
FOTO+VIDEO/ Shpërthejnë revoltat kundër Trump në mbarë Amerikën: Jo presidenti ynë!

FOTO+VIDEO/ Shpërthejnë revoltat kundër Trump në mbarë Amerikën: Jo presidenti ynë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In