30 deri në 50 persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së gomones ditën e sotme në Kanalin Anglez.
Sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes tragjike, sipas skynews.
Ajo tha se të gjitha forcat janë angazhuar në vend dhe do të vazhdojë të informojë për situatën.
“Mendimet e mia të përzemërta janë me të gjithë personat që kanë qenë në gomone,” tha ajo.
/e.d