Një rast tragjik është shënuar në Flero, një fshat në provincën e Brescia-s. Një kamionist 26-vjeçar, me origjinë shqiptare u gjet i pajetë në mjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes.
I riu ka qenë pranë një kompanie në pritje të shkarkimit të kamionit të tij. Ai nuk është ndjerë mirë dhe ka vendosur që të qetësohet në kabinë. Pak më vonë u gjet pa ndjenja.
Menjëherë u lajmërua urgjenca, por ishte tepër vonë. Sipas tyre dyshohet se shqiptari ka vdekur për shkaqe natyrale.
/a.r