• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia në Greqi/ Pas ekzekutimit të gruas shqiptare, edhe i shoqi humb jetën

by Java News
06/02/2017 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rëndohet bilanci i ngjarjes tragjike në Athinë, ku një familje shqiptare u sulmua 3 ditë më parë nga persona të paidentifikuar në banesën e saj.

Edhe kryefamiljari, burri 53-vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi luftoi me vdekjen për disa ditë. Ndërkohë, 50-vjeçarja shqiptare ndërroi jetë pak pas momentit të ngjarjes, pas disa plumbave të marra në fytyrë.

Fatkeqësisht të gjithë skenën horror të çiftit Halitaj e kanë parë dy fëmijët e tyre, djali 27 vjeç i cili u plagos në fytyrë nga agresorët, pasi këta të fundit e qëlluan me tytën e pistoletës si dhe vajza 17-vjeçare.

NGJARJA
Krimi që tronditi kryeqytetin helen dhe jo vetëm, ndodhi në 3 shkurt rreth orën 02:00 në rrugën ‘Olympou’ në Athinë.

Mediat greke raportojnë se kanë qenë 2 persona të maskuar ata që kanë hapur zjarr në fillim ndaj gruas 50 vjeçe, duke e qëlluar disa herë me pistoletë në kokë dhe më pas ndaj burrit të saj.

Paralelisht plagosën me mjete prerëse në fytyrë djalin e tyre 27 vjeç. Gjithçka në prezencë të vajzës 17-vjeçare.

Çifti u dërgua me urgjencë në spital por gruaja ndërroi jetë gjatë rrugës, ndërsa burri u trnasportua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa humbi jetën sot pasi kishte marrë dëmtime të mëdha në kokë.

DYSHIMET
Policia greke fill pas ngjarjes së rëndë pohoi se po heton rreth dy pistave, për një grabitje të mundshme.

Nga dëshmia e fëmijëve të çiftit Halitaj, mësohet se agresorët flisnin shqip. Po ashtu, pavarësisht pistës së grabitjes, nuk përjashtohet edhe fakti se mund të ketë qenë një larje hesapesh, pasi autorët kanë hyrë direkt në dhomën e gjumit dhe kanë hapur zjarr.

Sipas ekspertëve të çështjes, fakti që vrasësit nuk qëlluan ndaj dy fëmijëve lë vend për dyshime se bëhet fjalë për larje hesapesh. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, e cila mori dy jetë njerëzish./bw/a.k

Next Post
Itali, shqiptarja gjendet e mbuluar në pellgun e gjakut të saj, mister shkaqet e ngjarjes

Itali, shqiptarja gjendet e mbuluar në pellgun e gjakut të saj, mister shkaqet e ngjarjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In