Bashkia e Gramshit do të mbulojë shpenzimet e funeralit për 4 personat që u mbytën mbrëmë në liqenin e Hecit të Banjës, babai me dy djemtë e tij dhe nipi. Ngjarja ndodhi dje pasdite.
MESAZHI I AJAZIT
Tronditës lajmi tragjik për mbytjen në liqenin e Banjës të katër bashkqytetarëve tanë
Nuk gjej dot fjalët për të shprehur ngushëllimet për këtë tragjedi që pushtoi dy familjet Zogu, familje të thjeshta, të respektuara dhe të dashura në komunitetin ku jetojnë.
Lutem që familjarët dhe të afërmit të gjejnë forcën në zot për të përballuar këtë dhimbje të madhe
Lutem që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqen e amshuar
*Bashkia Gramsh në mbështetje të dy familjeve, për të zbutur sadopak këtë dhimbje të madhe, ka marrë vendimin për përballimin e shpenzimeve të funeralit për katër bashkqytetarët tanë ndërsa do të vijojë të qëndrojë pranë familjarëve duke i mbështetur në vazhdimësi.










