• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tragjedia hekurudhore në Greqi, 57 viktima e 56 të humbur, mes tyre edhe shqiptarë

by A R
03/03/2023 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksidenti tragjik hekurudhorë pranë Larisës , vijon të mbajë grekët me frymën pezull. E gjithë vëmendja është zhvendosur nga llamarinat e shkrumbuara të trenave që u përplasën kokë më kokë, e ku prej ditësh zhvillohet operacioni i vështirë i kërkim-shpëtimit, te spitali ku po bëhet indentifikimi i viktimave. Procesi po rezulton tejet i vështirë duke qenë se personat në vagonat e parë janë dëmtuar në atë pikë sa identifikimi është bërë i pamundur.

“Mendoj se pas temperaturave që u zhvilluan në vagonë është e vështirë të gjenden persona të gjallë. Temperaturat mbi 1200 gradë nuk lejojnë mbijetesën”, tha një punonjës i grupeve të shpëtimit.

57 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 56 të tjerë rezultojnë të humbur. Mes tyre dyshohet të jenë edhe 5 shqiptarë, edhe pse konfirmimi zyrtar për shumicën e tyre nuk ka ardhur ende, ndërsa priten rezultatet e ADN-së. Ministria jone e Jashtme nuk e ka konfirmuar, por mediat flasin për vdekjen e 23-vjeçares Evgjeni Micka, me orgjinë shqiptare, pas asaj të studentes 21-vjeçare të mjekësisë Klaudia Lata dhe 60-vjeçarit Pavlin Bozo, që punonte në kafenenë e trenit. Siç thuhet, deri më tani janë identifikuar 24 viktima.

Një 59 vjeçar, përgjegjës i linjës hekurudhore të Larisës është vënë në pranga, dhe siç thuhet ka pranuar një pjesë të përgjegjësisë për aksidentin fatal.

“I akuzuari është praktikisht i shkatërruar. Ai e ka pranuar pjesën e tij të përgjegjësisë, por nuk mund të fokusohemi vetëm tek pema kur pas saj është një pyll i tërë”, deklaroi avokati i tij Stefanos Pantzartzidis.

Mediat greke raportojnë se ai ishte njoftuar 17 minuta para ngjarjes lidhur me orientimin e trenit te mallrave, dhe se kishte konfirmuar me një OK. Mijëra vetë po protestojnë prej dy ditësh në Athinë dhe Selanik, të tronditur për tragjedinë, ndërsa stafi hekurudhori zhvilloi një grevë 1 ditore, duke fajësuar qeverinë për neglizhencë dhe braktisje të sistemit hekurudhor. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë fajësoi për situatën edhe masat e kursimit gjatë krizës së borxhit në vitet 200 që siç tha kishin penguar investimet.

/a.r

Next Post
“Revolucioni” si déjà vu! Të përjashtuarit përplasen sërish me Gardën dhe ankimojnë vendimin

Sa turp...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In