• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tragjedia e vrasjes së 41-vjeçares shqiptare, mediat greke zbulojnë skandalin: Ja si policia ia “dhuroi” Eleonorën, burrit-vrasës

by Java News
04/08/2022 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oda e Avokatëve të Zakinthos ka proceduar me një notë ankese një raport të rëndësishëm për çështjen e vrasjes nga bashkëshorti të 41-vjeçares shqiptare në ishullin e njohur grek, i cili ndër të tjera i është komunikuar edhe Prokurorit të Gjykatës së Lartë .

Sipas raportit, ndonëse bashkëshorti vrasës ishte i dyshuar dhe ishte vendosur në shërbim prove, edhe pse viktima kishte mbërritur në stacionin e policisë e keqtrajtuar për të denoncuar për të dytën herë atë, oficerët jo vetëm që nuk e mbrojtën, por dyshohet se e kishin njoftuar  49-vjeçarin se ajo po e padiste sërish.

Si pasojë inati i tij ndaj nënës së fëmijëve të u shtua, duke e çuar deri në ndërmarrjen e aktit të rëndë.

Sipas raportimeve të shtypit vendas, i akuzuari-vrasës në orën 20:00 të së dielës mbrëma u gjend në shtëpi dhe filloi ta rrihte pa mëshirë bashkëshorten, duke lëshuar mbi të gjithë mllefin e tij të sëmurë.

Gruaja në gjendje të mjerueshme dhe pasi ai ishte torturuar, arriti të shkonte deri në në pragun e policisë për herë të dytë dhe të ngrejë padi kundër bashkëshortit të saj.

Autoritetet po e kërkonin ende autorin në orën 22:30, kur viktima është kthyer në katin përdhesë të banesës në zonën e Tsilivit. Sipas një dëshmitari okular, bashkëshorti e kapi nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë në ballkon, duke bërtitur: “do të të vras”.

Më pas, me një thikë kuzhine e ka goditur disa herë në të gjitha pjesët e trupit dhe i ka marrë jetën. Nga i njëjti raport rezulton se i njëjti autor “ishte arrestuar në të kaluarën e afërt për dhunë në familje, pasi ka rrahur bashkëshorten e tij, është dërguar në Prokurori dhe është liruar me kushtin shtrëngues, të mos afrohej pranë familjes së tij, duke i qëndruar deri në 100 metra larg”.

Në raportin e Odës së Avokatëve thuhet:

  • Për të hetuar se në çfarë rrethanash dhe në çfarë mënyre u bë ndjekja e autorit pas denoncimit të bërë ndaj tij nga viktima të dielën, 31 korrik 2022, e cila erdhi në polici e rrahur pa mëshirë.
  • Nëse autori është kërkuar për t’u arrestuar ose ndryshe është njoftuar me telefon nga oficeri i policisë, se po ndiqet penalisht si pasojë e dënoncimit të gruas së tij.
  • Nëse ky njoftim telefonik dhe ftesë e autorit nga oficeri i hetimit paraprak nuk ka ndodhur asnjëherë, atëherë si e ka marrë informacion se është denoncuar dhe se është në kërkim për arrestim, fakt që e ka zemëruar dhe e ka drejtuar në shtëpinë e viktimës, ku edhe e vrau?
  • Duke qenë se shenjat e rrahjes ishin shumë të dukshme, pse si pasojë e denoncimit të viktimës, ajo nuk u dërgua me urdhër me shkrim dhe e shoqëruar nga punonjës policie në spitalin e Zakynthos për të kryer raportin e kërkuar mjeko-ligjor. I gjithë ky proces do të kishte zgjatur (të paktën) disa orë, autori nuk do ta kishte gjetur viktimën në shtëpinë e saj dhe ajo me siguri do të ishte gjallë sot… Aq më tepër, për shkak të seriozitetit të situatës, ajo mund të ndalohej nga personeli mjekësor për sigurinë dhe komoditetin e Spitalit për arsye shëndetësore dhe në këtë mënyrë do të ishte parandaluar vrasjen e saj e cila ndodhi afërsisht 1 orë pasi autori mësoi për ankesën e viktimës.
  • Nëse për shkak të rikthimit të autorit dhe kushtit kufizues të vendosur ndaj tij, ka pasur kujdes dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga autoritetet për mbrojtjen e viktimës, e cila duket se është kthyer vetëm në shtëpinë e saj, ku autori e priste për ta vrarë.

Ndërkohë, trupi i 41-vjeçares Eleonora, e cila ra e vdekur në duart e bashkëshortit të saj 51-vjeçar, do të transportohet në Shqipëri. Varrimi i saj është caktuar për të premten, më 5 gusht , me familjen dhe miqtë që vajtojnë humbjen e saj./m.j

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Next Post
Anulohet takimi i ministrave të jashtëm të Kinës e Japonisë pas deklaratës së G7-s mbi Tajvanin

Anulohet takimi i ministrave të jashtëm të Kinës e Japonisë pas deklaratës së G7-s mbi Tajvanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

Pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, Noni: Korsitë e reja të autostradës Tiranë-Durrës hapen këtë muaj

January 11, 2026
Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

Moti i ftohtë zbardhi Dajtin/ Radhë kilometrike makinash për të parë dëborën, bllokohen disa akse rrugore në Tiranë

January 11, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri

January 11, 2026
Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

January 11, 2026
‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!

January 11, 2026
Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

Kriza e politikës shqiptare/ Lea Ypi zbërthen paradokset e tranzicionit shqiptar nga trashëgimia komuniste te kurthi neoliberal

January 11, 2026
Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

Nga Tirana në Sarandë për kultivim kanabisi, zbulohet apartamenti i përshtatur në shtëpi bari

January 11, 2026
U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

U privatizua në ‘95-n, sot ka 122 aksionerë! Çfarë ka mbetur te ish-uzina Dinamo 3 ditë pas zjarrit (FOTO)

January 11, 2026
“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

“Mjaft me naftë dhe para nga Venezuela”, Trump i drejtohet Kubës: Bëni marrëveshje me ne “para se të jetë tepër vonë”

January 11, 2026
Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

Vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin që e mori rrjedha e lumit Mat, asnjë gjurmë nga trupi i të riut në Klos

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In