Trupat e 70 migrantëve të vdekur pas mbytjes së anijes së tyre u zbuluan në një plazh në perëndim të Tripolit, njoftoi sot Kryqi i Kuq libian.
“Ne kemi ndërhyrë pas një alarmi të banorëve (…). Vullnetarët tanë kanë shkuar në Harcha pranë Zaouias (45 kilometra në perëndim të Tripolit) për nxjerrjen e rreth 70 trupave të migrantëve”, theksoi në Facebook Kryqi i Kuq libian (CRL).
Sipas CRL , banorët e zonë kanë zbuluar një anije të braktisur në plazh dhe me disa trupa migrantësh klandestinë dhe kërkuan ndihmë nga ekipet e Kryqit të Kuq.
Gjashtë vjet pas rrëzimit të Muamar Kadafit, Libia vazhdon të jetë e zhytur në kaos dhe është bërë një kryqëzim për imigracionin klandestin drejt Evropës./a.m.