Një tragjedi e dyfishtë për një familje që jeton në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Mesohet se një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet J.Gj ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.
Por pasi ka mësuar vdekjen e tij, edhe i ati ka ndërruar jetë po si pasojë e infarktit.
Mësohet se i moshuari i moshës rreth 90 vjeçare me inicialet Z.Gj nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt.
56-vjeçari me inicialet J.Gj ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës./m.j