Për 24 orë mbajti peng katër fëmijë, të cilët i vrau njëri pas tjetrit, ndërsa më tej i dha fund jetës.
Wayne Lindsey Jr, 35 vjeç, me precedentë penalë për zjarrvënie të qëllimshme dhe krime të tjera, sulmoi bashkëjetuesen e tij aq egërsisht sa që e detyroi të largohet me vrap nga shtëpia, ku jetonin me katër fëmijët e tyre.
Por menjëherë pas ikjes së saj ai u ngujua brenda në shtëpi, duke i mbajtur fëmijët e mitur peng.
E sinjalizua nga gruaja ndërhyri policia amerikane e Florida, por Wayne, nisi të qëllojë kundër agjentëve.
Më pas ai nisi të vrasë njëri pas tjetrit fëmijët 1, 6, 10 dhe 11 vjeç, para se ti jepte fund jetës gjatë kësaj të hëne, shkruan noa.al.
Dy nga fëmijët ishin të vrasësit, ndërsa dy të mëdhenjtë ishin të ardhur në jetë nga një martesë e parë e gruas. Por para se të ngujohej në shtëpi, ai tentoi që ti vinte zjarrin banesës, ndërsa më tej mori vendimin fatal./a.m.