• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tragjedia ajrore në Uashington, mesazhi i fundit që bashkëshortja i dërgoi një të riu

by B K
30/01/2025 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një aeroplan me 66 persona në bord u përplas me një helikopter ushtarak dhe për pasojë deri më tani është raportuar për 19 viktima.

Avioni nga Wichita, Kansas për në Uashington u përplas me një helikopter ushtarak pak para orës 21:00 (02:00 me orën shqiptare).

E teksa kërkimet po vazhdojnë, shpresat për të gjetur pasagjerët e mbijetuar po zbehen.

Në bordin e avionit gjendeshin 60 pasagjerë dhe 4 personel ndërsa në helikopterin ushtarak, i cili ishte në një fluturim trajnimi, kishte në bord 3 ushtarë amerikanë. Në avion ndodhej dhe bashkëshortja e Hamaad Raza, një qytetari i cili është duke e kërkuar me dëshpërim partneren e tij.

Për mediat vendase ai ka zbuluar dhe mesazhin e fundit që ajo i kishte dërguar vetëm pak para se të ndodhte tragjedia.

“Unë thjesht po lutem që dikush ta nxjerrë nga lumi ndërsa flasim. Kjo është gjithçka për të cilën mund të lutem, thjesht po i lutem Zotit ”, tha ai, teksa më tej bëri me dije se mesazhi e fundit që 26-vjeçarja i kishte dërguar thuhej se do të ateronin për 20 minuta

“Ajo më dërgoi një mesazh ku thoshte se do të uleshin për 20 minuta”, tha ai.

Kujtojmë se aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 21:00 me orën lokale (02:00 30 janar me orën tonë). Avioni me 66 pasagjerë në bord, u përplas me një helikopter ushtarak teksa po ulej në Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan pranë Uashingtonit, DC, duke përfunduar më pas në ujërat e ftohta të lumit Potomac.

Deri më tani është bërë e ditur se 19 trupa të pajetë janë nxjerrë prej lumit Potomac, ndërsa 4 persona janë nxjerrë të gjallë. Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për pasagjerët e tjerë.

Temperaturat është raportuar të jenë tejet të ulëta, një faktor që po ndikon edhe në misionin e shpëtimit. Ndërsa autoritetet amerikane janë duke hetuar rastin dhe duke vijuar kërkimet, Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit, “Ronald Reagan” i ka ndalur të gjitha fluturimet.

Next Post
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In