Nuk kanë fund tragjeditë me emigrantët që vijnë me gomone nga vendet e Lindjes së Mesme.
Gjatë ditës së sotme, një prind ka hedhur në det fëmijën e tij për të lehtësuar peshën e varkës, në mënyrë që të shpëtonin klandestinët e tjerë në të. Në këtë varkë udhëtonin 14 persona, nga të cilët 2 fëmijë u mbytën dhe 14 persona të tjerë arritën të shpëtonin.
Trupi i fëmijës që u hodh nga babai i tij në det u gjet nga roja bregdetare greke disa orë më vonë. “Shpresojmë që autoritetet të gjejnë një zgjidhje, fëmijët tanë po vdesin në mes të detit”, tha një tjetër prind që kishte humbur fëmijën.