Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastrës, te Qafa e Muzinës.
Mësohet se një furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë. Bëhet fjalë për të paktën 5 të vdekur.
Nga të dhënat e para, mësohet se disa persona ndodhen ende brenda mjetit, ndërsa nuk dihet asgjë për gjendjen e tyre shëndetësore.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe pritet të zbardhin detaje të reja në vijim.
/a.r