Një ortek bore i mori jetën një skiatori italian. Ngjarja ndodhi në Alpe të shtunën. Viktima ishte vetëm 23 vjeç dhe një skiator ekspert. Ai po bënte ski së bashku me vëllain.
Në këtë moment shpërtheu një ortek në zonën Tofana di Rozes. Orteku e tërhoqi trupin e të riut për rreth 200 metra.
“Orteku ishte një përzierje mes borës dhe akullit dhe me shumë mundësi është shkaktuar nga temperaturat e larta të ditës”, tha Paolo Simoni, drejtuesi i ekipit të shpëtimit në Alpe.
Vëllai 27-vjeçar i të riu nuk u lëndua. Qeveria italiane ka dekretuar lehtësimin e masave, prandaj turizmi i skive lejohet sëbashku me disa aktivitete të tjera që mund të zhvillohen në mjedise të hapura.
/a.r