Një tragjedi ndodhi sot në Krya Vrysi të Kalambaka-s në Greqi, ku dy anëtarë të një familjeje u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.
Sipas “Protothema”, viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeçe, vëlla dhe motër.
Siç raportohet nga mediat lokale, paraprakisht po hetohet nëse vdekjet e tyre janë shkaktuar nga tymi i një sobe që po përdornin për ngrohje.
Por ngjarja është e veshur ende me mister, teksa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.
Policia ka shkuar në vendngjarje për veprimet e nevojshme proceduriale, ndërsa zona është rrethuar me kordon.
Shkaqet e sakta të vdekjes së tyre pritet të sqarohen nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të pasojë, teksa do zbardhet dinamika dhe rrethanat.











