Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës së kaluar në qytetin e Durrësit ku një grua e re është vetëvrarë me çifte. Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Durrës, mësohet se mbrëmë rreth orës 00:15, shtetësia A.T. 36 vjeçe, banuese në Durrës është vetëplagosur me armë gjahu tip çifte.
Për shkak të plagës dhe hemorragjisë, gruaja ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Durrësit.Nga kryerja e veprimeve hetimore rezultoi se shkak për aktin ekstrem ka qenë gjendja e rënduar psikologjike.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
ma.me