Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një tragjedie në alpet italiane, në rajonin Trentino-Alto Adige, Bolzano.
Ngjarja aksidentale ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 6:20, teksa grupi po shkonte drejt majës në Ortles. Një alpinist rrëshqiti dhe ra, duke tërhequr zvarrë të tjerët me vete.
Viktimat janë një gjerman dhe një italian. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e shpëtimit malor dhe helikopterët e shpëtimit të Elisondrit, Pilikan 3 dhe Guardia di Finanza.
Aksidenti ndodhi në një seksion jo veçanërisht të vështirë të rrugës normale. Për këtë arsye alpinistët nuk u lidhën dhe vazhduan përgjatë ngjitjes në një zinxhir të vetëm.
Papritur njëri prej tyre humbi kontrollin dhe në tërhoqi zvarrë me vete alpinistët e tjerë. Gjermani dhe italiani nuk mundën të ndalonin rënien dhe ranë nga shpati duke humbur jetën në çast. Dy trupat u transportuan në drejtim të rrymës./m.j