Ka ndërruar jetë vëllai i Celine Dion, Daniel, që vuante nga kanceri. TMZ shkruan se Daniel, vdiq në mëngjesin e ditës së sotme në spital pas një beteje të gjatë me kancer në tru, gjuhë dhe në fyt. Vdekja e vëllait të Dion, ndodhi vetëm dy ditë pas vdekjes së burrit të saj Rene Angelil që vuante gjithashtu nga kanceri.