72 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror në Nepal.
Sipas të dhënave nga mediat një avion, me 68 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, i kompanisë Yeti Airlines është përplasur në tokë ndërsa po përpiqej të ulej në aeroport.
Avioni ishte nisur nga Katmanduja dhe u aksidentua gjatë uljes në aeroportin e Pokharas, në distriktin e Kaskit.
Autoritetet i kanë ende të paqarta shkaqet e këtij aksidentit.
Mjeti fluturues ra shumë pranë një zone të banuar, banorët e së cilës, me mjete rrethanore shkuan menjëherë në ndihmë të pasagjerëve.
/a.r