Policia italiane ka goditur një organizatë të trafikut të drogës e përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë.
Raportohet se në pranga kanë rënë 7 persona. Mes të arrestuarve janë edhe krerët e grupit, shtetasit Aleks Boçi dhe Florian Merrni të cilët e trafikonin drogën nga Amerika e Jugut drejt Belgjikës.
Më pas lënda narkotike shpërndahej në të gjithë Evropën. Raportohet se gjatë operacioni u arrestuan edhe shtetasit Edmir Hatija, Elidon Shpërdheja e Florian Prendi. Banda kishte lidhje me grupime të fuqishme në Shqipëri dhe vende të tjera evropiane.
Kjo bandë ka trafikuar 130 kg kokainë sipas të dhënave të policisë./a.m.










