• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku i drogës, kush është Ben Cami, i dënuar edhe më parë për heroinë

by Java News
29/02/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lutfi Shabani, i njohur me nofkën Ben Cami, i dënuar më herët si organizator i një rrjeti trafiku heroine nga Maqedonia në Shqipëri me destinacion vendet e Bashkimit Europian, përfundon sërish në pranga, shkruan Gazeta Shqiptare. Policia e Shtetit, konfirmoi se dy ditë pas bllokimit të më shumë se gjysmë toni hashash në pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë, ku u vu në pranga Eldi Zahiri, është bërë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të tij. Të arrestuarit janë Janaq Koçeli dhe Lutfi Shabani (Ben Cami), ky i fundit personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, për të cilët sipas policisë ka dyshime të forta se janë të përfshirë në rolin e organizatorëve të trafikimit të sasisë prej 574 kg hashash nga Shqipëria në drejtim të Turqisë.

Në fakt, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po heton për këtë linjë trafiku, është tejet

e rezervuar për të dhënë detaje për mënyrën se si u arrit në përfundimin se Ben Cami ishte i përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Me sa duket, këtë herë në organet e hetimit kanë ardhur përgjimet telefonike që janë bërë menjëherë pas bllokimit të drogës në kufi dhe arrestimit të shoferit të kamionit “MAN”, që po transportonte hashashin. Përgjimet dhe gjurmimet mësohet se janë kryer në kohë urgjent, për shkak të së kaluarës së Ben Camit, i cili njihet për precedentët kriminalë dhe drejtimin prej tij të një rrjeti të fuqishëm trafiku heroine vite më parë.

Ben Cami është një personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Ai u akuzua vite më parë nga Prokuroria për Krime të Rënda si organizator i një rrjeti trafiku heroine nga Maqedonia

drejt Shqipërisë, ku vendi ynë përdorej si transit, me destinacion final vendet e BE-së. Lutfi Shabani u arrestua më 24 korrik 2008, në aksin rrugor Golem-Kavajë, teksa po udhëtonte me makinën e tij me targa DR 3545 E, pasi policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 15 kg e 528 gramësh heroinë. Mbi pakot

e drogës u zbuluan shenjat e gishtërinjve të maqedonasit I.N. Ky i fundit arrestohet në Durrës në shtator 2008, pasi në makinën tip “Volkswagen, Golf IV”, me targa OH 444 IG, policia gjeti dhe

sekuestroi një sasi prej 4 kg e 190 gramësh heroine. Në pranga ranë dhe të pandehurit D.GJ. dhe M.I. Këta të fundit, sipas akuzës, kishin shoqëruar Nasufin nga Maqedonia.

Më pas, mbi bazën e gjurmëve të gishtave është zbuluar se pjesë e rrjetit ishte dhe F.Sh. dhe miku i tij, A.K. Sipas prokurorisë, gjashtë të pandehurit kishin trafikuar në dy raste nga Maqedonia drejt Shqipërisë një sasi prej 54 kg heroinë. Pas një përballjeje më shumë se njëvjeçare me Gjykatën e

Krimeve të Rënda, Ben Cami dhe pesë të pandehur të tjerë të akuzuar si bashkëpunëtorë në rrjetin e trafikut u shpallën fajtorë. Konkretisht, vendimi ndaj tij u firmos më 30 shtator 2009, nga një pesëshe gjykuese e kryesuar nga Iliriana Olldashi, e cila e dënoi me 8 vite burg për dy akuza: “Trafikim narkotikësh”, kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë, dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

BW

Next Post

Itali, arrestohet një imam shqiptar për rekrutim të xhihadistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

Mungesa e karburantit për avionët, a duhet të rezervoni pushimet apo të prisni? Ja informacionet që duhet të dini

April 12, 2026
Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

Fshatarët refuzuan të paguajnë “taksat”, të paktën 21 të vrarë në Nigeri pas përleshjeve me bandat

April 12, 2026
Begaj flet në Kuvendin e RMV-së: Vlerësojmë mbështetjen tuaj ndaj Kosovës!

Presidenti Begaj uron nga Korça: Gëzuar Pashkën, të bëhemi më solidarë me njëri-tjetrin!

April 12, 2026
Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In