• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku i heroinës/ Si i bënë atentat shijaksit të liruarit nga burgu

by Java News
06/01/2017 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atentat me armë zjarri të liruarit nga burgu për trafikun e heroinës në Itali. Saimir Gjepali, 42 vjeç, nga Shijaku, u qëllua me armë zjarri pak metra larg banesës së tij, teksa ishte duke u kthyer me mjetin e tij “Range Rover”.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:20, në lagjen “Ballias”, Shijak, ndërsa autorët i kanë zënë pritë, raporton “Panorama”.

“Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në rrugë, rreth 30-40 metra, pa shkuar në banesë, shtetasin S.Gj., 42 vjeç, i cili është plagosur lehtë në dorë (pjesën e parakrahut). 42- vjeçari ishte duke u kthyer në banesë me mjetin e tij, tip “Range Rover”, me targa AA 580 MS”, bëri të ditur Policia.

Fatmirësisht ai ka mundur t’u shmanget plumbave, duke e kaluar atentatin vetëm me një plagosje të lehtë në pjesën e parakrahut. Pasi ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal të Durrësit, ai është larguar për në banesë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin dhe mbledhur provat materiale, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm. Nga hetimi paraprak rezultoi se 42- vjeçari ka qenë i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “trafikim të lëndëve narkotike”, dhe është liruar në vitin 2012. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit po vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Krahas hetimeve intensive, policia nuk ka ende një pistë të saktë mbi motivin e këtij atentati. Mësohet se disa vite më parë, Gjepali ishte pjesë e një organizate kriminale për trafikimin e heroinës nga Shqipëria në Itali, e cila u shkatërrua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Antimafia italiane.

Grupi shqiptar që përbëhej nga 5 shtetas nga zona e Shijakut, kishte mundur që gjatë viteve 2003-2004 të dërgonte në brigjet italiane sasinë rekord të 488 kg heroinë. Të rënë në gjurmët e aktivitet kriminal të kësaj bande, fillimisht hetimet për shkatërrimin e saj nisën nga Antimafia italiane dhe më pas ato u shtrinë edhe në Shqipëri, ku veprimet hetimore kryheshin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pas një koordinimi të suksesshëm të informacionit me palën italiane, Krimet e Rënda arritën të arrestojnë dhe të dërgojnë si të pandehur në Gjykatë një pjesë të anëtarëve të kësaj organizate kriminale. “Nuk dihet nëse atentati ka të bëjë me të shkuarën kriminale të Gjepalit, apo ndonjë konflikt me persona të tjerë kohët e fundit, por po hetohen të dyja pistat”, bëri të ditur Policia.

ma.me

Next Post
FOTO/ Qëlluan me shotgun në ajër, shpallet në kërkim Stresi dhe një tjetër

FOTO/ Qëlluan me shotgun në ajër, shpallet në kërkim Stresi dhe një tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In