• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po iu rikthehemi ne shqiptarët biçikletave?

by Java News
15/10/2017 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet e biçikletave dhe mjeteve jo motorike u rritën gjatë 2016-s me 12%, pas dy viteve (’14 dhe ’15) me rënie. Aktorët e tregut pohojnë se ka një tendencë në rritje të kërkesës për biçikleta…

Aktorët e tregut thonë se disa prej arsyeve kryesore që shqiptarët po shkojnë drejt biçikletës janë trafiku i rënduar dhe vështirësia për të gjetur një vend parkimi në kryeqytet. Sipas Gerti Dumës, menaxher në një nga kompanitë që tregton biçikleta, kërkesa për biçikleta është dyfishuar në dy vitet e fundit.

Edhe Enedi Mato, nga Ecovolis, që merret me tregtimin e biçikletave të vjetra, por edhe dhurimin e tyre me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për përdorim, tregon se ka një tendencë në rënie të kërkesës për biçikleta të përdorura dhe në rritje për biçikletat e reja.

Çmimet për një biçikletë të re në treg variojnë nga 40 mijë lekë deri në 100 mijë lekë, por ka edhe biçikleta që kushtojnë 400 mijë lekë. Sipas aktorëve të tregut është rritur interesi për biçikleta cilësore.

Aktualisht, qyteti i Tiranës numëron afërsisht 20 mijë pedalues, të cilët e përdorin thuajse përditë biçikletën, ndërkohë që numri i tyre ishte shumë më i ulët para pesë viteve, thotë Enedi Mato nga Ecovolis.

Por numri i çiklistëve të kryeqytetit nuk është aty ku dëshirohet, megjithëse trendet janë optimiste.

Biçikletat kineze pushtojnë tregun

Sipas të dhënave, në 2016-n, importet e biçikletave dhe mjeteve jo motorike kapën vlerën e 1 milion dollarëve, me një rritje prej 12% krahasuar me një vit më parë. Në çdo pesë biçikleta të importuara në Shqipëri, katër vijnë nga Kina, ndërsa pjesa tjetër vjen kryesisht nga Italia (rreth 12% e totalit të importit) dhe nga Gjermania (3% e totalit).

Trendi i biçikletave në Europë, BE-ja importoi 2 mln biçikleta gjatë 2016-s

Numri i importeve dhe eksporteve i biçikletave është rritur ndjeshëm brenda dhe jashtë BE-së në pesë vitet e fundit. Sipas Eurostat, në 2012-n, numri i biçikletave të eksportuara nga BE-ja ishte 209 mijë, ndërsa në vitin 2016, nga të dhënat e eksporteve, raportoheshin 830 mijë biçikleta të eksportuara. Edhe numri i importit të biçikletave ka pasur rritje të ndjeshme. Në 2012-n, numri i biçikletave në BE ishte në nivelin e 550 mijë, ndërsa në 2016-n, kjo shifër arriti në thuajse 2 milionë.

Një në tre biçikleta janë të eksportuara nga Gjermania

Gjermania eksportoi 240 mijë biçikleta në 2016-n, duke përfaqësuar rreth 29% të totalit të eksporteve në BE. Kjo bën që Gjermania të listohet si eksportuesi më i madh i biçikletave nga të gjithë vendet anëtare të BE-së. E dyta renditet Belgjika me 170 mijë biçikleta (20% e totalit të eksporteve), Holanda me 100 mijë biçikleta apo 12% e eksporteve, Rumania me 82 mijë apo 10% të eksporteve dhe Republika Çeke me 57 mijë apo 7% e totalit.

Nëntë nga dhjetë biçikleta u eksportuan nga vendet e tjera të Bashkimit Europian. Zvicra ishte destinacioni kryesor për biçikletat e eksportuara në vendet jo anëtare të BE-së (31,500 biçikleta u eksportuan gjatë 2016-s, apo 44% e eksporteve të biçikletave jashtë BE-së, pasuar nga Japonia (15 mijë, 21%), Australia dhe Shtetet e Bashkuara (2,300, 3%), Kina (1,200 mijë, 2%), Kanadaja (1,100, 2%) dhe Zelanda e Re (1070, 1%).

Nga ana tjetër, më shumë se gjysma e importeve kishin si destinacion dy vendet anëtare të BE-së, Gjermaninë (560 mijë apo 28% të totalit të importeve) dhe Holandën (me 52 mijë apo 26% e importeve). Këto vende renditeshin dhe më para se Belgjika me 250 mijë apo 13% e totalit të importeve, Franca me 175 mijë apo 9% e importeve, Mbretëria e Bashkuara, 130 mijë apo 7% dhe Italia, 110 mijë apo 5%.

Në çdo 5 importe nga jashtë BE-së, 4 vijnë nga Kina

1.2 milionë biçikleta u importuan në BE nga vendet jo anëtare, duke përfaqësuar kështu 60% të totalit të numrit të biçikletave nga BE-ja. Kina, deri më tani, është vendi i parë i origjinës për këto importe, me rreth 932 mijë, apo 79% e totalit të të gjithë importeve nga jashtë BE-së, ndjekur nga Vietnami me 79 mijë apo 7% e totalit, Hong-Kongu me 37 mijë e totalit dhe Zvicra 30 mijë apo 2.5%./monitor

a.ç

Next Post
Garë e fortë për Strugën mes Ziadin Selës e Ramiz Merkos

Garë e fortë për Strugën mes Ziadin Selës e Ramiz Merkos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In