• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafiku i armëve, ish-shoferi i konsullatës kosovare në New York mes 8 të arrestuarve

by A R
30/06/2017 20:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork rezulton mes 8 personave të akuzuar nga autoritetet amerikane për një seri veprash të rënda penale, nga trafiku i armëve tek pastrimi i parave.

Zyrtarët amerikanë të rendit i thanë “Zërit të Amerikës” se ndalimet e këtyre personave erdhën pas një operacioni përgjimi dhe provat do t’i paraqiten së shpejti një jurie të madhe.

Hetimet u kryen nga agjencia amerikane kundër drogës, DEA. Sipas dëshmisë së oficerit Gary Bailey, përgjimet e të akuzuarve janë bërë përmes tre informatorëve, të identifikuar si CS-1, CS-2 dhe CS-3, të tre individë me të kaluar kriminale por që kanë pranuar të bashkëpunojnë me autoritetet.

Sipas dokumenteve hetimore, që janë mbikëqyrur nga redaksia e “Zërit të Amerikës”, përgjimet kanë filluar në muajin tetor të vitit 2016 dhe kanë vazhduar të paktën deri në fund të muajit maj 2017.

Zyrtarët amerikanë thanë se autoritetet arritën të bllokojnë një trafikim armësh nga Kosova dhe se provat e këtij operacioni do të paraqiten së shpejti në gjykatë.

Provat, sipas zyrtarëve, tregojnë përfshirjen e Veliut, i cili tashmë ndodhet i ndaluar dhe i është mohuar lirimi me kusht.

Prokurorët e Rajonit Lindor të Nju Jorkut kanë bërë me dije se personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal janë: Dilber Kukiç, Ekram Sejdija, Xhevat Gocaj, Agim Rugova dhe Alban Veliu.

Sipas prokurorëve federalë, Albert Veliu ndërmjetësoi shitjen e një rakete antitank dhe të 15 armëve automatike Kallashnikov në Kosovë, që përfunduan në duart e agjentëve federalë amerikanë.

Hetimet filluan kur një informator u tha agjentëve se një person me emrin Christopher Curanoviç po i bënte presion Veliut që t’i kthente një borxh prej 40 mijë dollarësh.

Veliu, Curanoviç dhe një bashkëpunëtor i mafias italo-amerikane me emrin Noterile krijuan një skemë pastrimi parash përmes faturave të sajuara që do të mundësonte pagimin e borxhit.

Por gjatë hetimeve kanë dalë në dritë edhe afera të tjera. Veliu i tha informatorit të agjentëve federalë se vjehrri i tij është një prej drejtuesve të një grupi të krimit të organizuar shqiptar në Çeki dhe se ai mund të transportonte sasi të mëdha parash përmes këtij vendi ose vendeve të tjera të Evropës Lindore, që më pas hynin si para të pastra në Amerikë.

Po ashtu Veliu i premtonte informatorit se mund ta vinte në kontakt me një burim furnizimi marihuane dhe se ishte kushëri i Alex Rudaj, një figurë e njohur e krimit të organizuar shqiptar në Nju Jork, aktulaisht i dënuar me 27 vjet burg.

Sipas zyrtarëve, nga tetori i vitit të kaluar, grupi ka arritur të pastrojë rreth 800 mijë dollarë që kishin rezultuar nga shitja e drogës.

Veç kësaj, Albert Veliu informoi një burim konfidencial të DEA-s se ai kishte qasje tek armët e zjarrit në Kosovë. Ai shfrytëzoi lidhjet e tij për të ndërmjetësuar shitjen e më shumë se 10 Kallashnikovëve dhe një arme antitank M-80 “Zolja”, e pajisur me një raketë 64 milimetërshe.

Autoritetet amerikane në këtë operacion patën bashkëpunimin e policisë së Kosovës. Zëdhënësi Daut Hoxha tha për “Zërin e Amerikës” se gjatë aksionit në Kosovë u arrestuan katër persona të lidhur me grupin.

Ndërsa Ministria e Jashtme e Kosovës bëri të ditur se Albert Veliut i është ndërprerë marrëdhënia e punës me konsullatën në Nju Jork./a.m.

Next Post
Kundër Ilirit…

Presidenti Meta vazhdon kërcënimet: Shumë shpejt do të zbardhet 25 qershori!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In