Policia greke ka vënë në pranga ditën e djeshme dy shqiptarë, dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë duke i akuzuar për trafikimi droge.
Mësohet se ata janë pikasur nga kamerat termike që po transportonin disa çanta në zonën pyjore Kotilo në Kostur.
Pas ndjekjes nga policia, është bërë i mundur arrestimi i dy prej tyre, ndërsa janë sekuestruar edhe 78 kg marijuanë.
Tre trafikantët e tjerë dyshohet se janë futur në tokën shqiptare.
a.ç











