• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafikonin heroinë nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në BE/ Arrestohen me urdhër të SPAK dy fierakët. Hetim pasuror ndaj tyre

by Java News
21/07/2021 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2 fierakë, pjesë e një grupi kriminal që trafikonin heroinë nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në BE janë arrestuar me urdhër të SPAK. Arrestimi i Irfan Sulajt dhe Dëfrim Çelajt, që konsiderohen si kokat e këtij grupi, u bë nga RENEA në Gjirokastër, teksa gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se ndaj tyre SPAK ka nisur edhe hetim pasuror.

Referuar njoftimit zyrtar, hetimet për këtë grup kanë nisur që në vitin 2019 në bashkëpunim me Greqinë dhe Maqedoninë, ndërkohë që 2 persona të tjerë janë ende në kërkim me iniciale F.XH. e R.SH. Në Shqipëri janë kapur 3 raste të trafikimit të drogës, me rreth 15 kg heroinë, ndërkohë që në Greqi është kapur një sasi e konsiderueshme marijuanë dhe heroinë. Nga ana tjetër, edhe në Maqedoninë e Veriut është kapur vetëm marijuanë.  SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza: “trafikim i narkotikëve, kryer më shumë se një herë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale”.

“Hetimet në lidhje me këtë procedim penal janë kryer në kuadër të operacionit “Kujtesa”, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nëpërmjet shkëmbimit të informacioneve të vazhdueshme me autoritetet e Drejtësisë të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Nga hetimet e kryera është bërë e mundur mbledhja e provave, mbi bazën e të cilave janë ngritur dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çela gjatë vitit 2016 në bashkëpunim me lidhjet e tyre kanë drejtuar trafikimin nëpërmjet koordinimit të transportit dhe trafikimit të sasive të lëndëve narkotike, kryesisht të llojit heroinë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë dhe më pas për në vendet e tjera të BE-së”, thuhet në dokument.

Priten të mësohen të tjera detaje në vijim, se kush janë Irfan Sulaj dhe Dëfrim Çelaj, apo detaje të tjera që mund të krijohet një panoramë e plotë të këtij trafiku heroine.

Next Post
FOTO/ Buzëqeshje e shtrëngim duarsh, Basha tregon hapur qëndrimin e tij ndaj Berishës edhe pasi SHBA e shpalli ‘non grata’

Lulzim Basha, ky njeri i ‘besës’!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In