Gjykata e Vlorës ka vendosur arrest me burg për 4 shtetasit rumun të akuzuar për trafik droge.
Masa e arrestit për 4 shtetasit rumunë, të mbrojtur nga avokatët Lorenc Danaj dhe Durim Bajramaj, vjen si pasojë e kapjes së tyre me 2 kamper të ngarkuar me lëndë narkotike. Dy çiftet rumune kamufloheshin si turistë dhe transportonin kanabis, duke u përpjekur që sasinë e drogës ta kalonin në Greqi.
Emrat e 4 shtetasve rumunë janë Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru. Shtetasit e arrestuar rumunë kishin hyrë edhe dy herë të tjera në vendin tonë, duke bërë policinë të dyshojë se ata e kanë kryer këtë aktivitet edhe herë tjetër.
Mësohet po ashtu se, janë shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë, bashkëpunëtorë me të arrestuarit.
/a.r