Policia njofton se ditën e djeshme u bë i mundur dokumentimi i kontrabandimit të personave nga Shqipëria të shtetasve nga Lindja e Mesme, që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek dhe nga Shqipëria në drejtim të Kosovës duke i kaluar nepermjet kufirit të gjelbër me Kosovën, me destinacion BE.
Në këtë kuadër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1-Egzon Tusha, 22 vjeç, banues në Morinë, Kukës.
2-Liridon Duraku, 20 vjeç, banues në Morinë, Kukës.
3-Hamid Rahmani, shtetas afgan, 44 vjeç, banues ne Afganistan.
4-Ndriçim Duraku, 26 vjeç, banues në Morinë, Kukës.
5-Shkëlzen Duraku, 39 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.
6-Admir Ademaj, 28 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.
Arrestimi i shtetasve u bë pasi nga shërbimet operacionale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vendin e quajtur “Rruga e Kombit”, në dalje të tunelit të Kalimashit, me drejtim levizje Tiranë -Kukës, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetri, janë kapur në flagrancë, duke transportuar 18 shtetas të dyshuar afganë, me automjetin mikrobuz tip “Volswagen”, me targë AA 658 NC, të cilët nepërmjet kufirit të gjelbër do ti kalonin në Kosovë, me destinacion BE.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprat penale” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 298/2 dhe 333 të K.Penal.