• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Trafikimi i lëndëve narkotike”, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e të dënuarit në Shqipëri dhe Itali

by A R
08/05/2024 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, mbi bazën e Vendimit të Gjykatës, u vendos sekuestrimi i pasurive të shtetasit S.Gj. nën hetim për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi në fjalë, ka ushtruar aktivitet të paligjshëm dhe me Vendimin të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë së një herë, në bazë të nenit 283/a-2 të Kodit Penal dhe 406 të Kodit të Procedurës Penale me 7 vjet e 4 muaj burgim.

Policia gjyqësore ka kryer hetime dhe janë siguruar prova e fakte, se shtetasi S.Gj. dhe familjarët e tij, kanë në pronësi pasuri që nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe se ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova e fakte që këto pasuri rrjedhin nga veprimtaria e paligjshme e kriminale të shtetasit S.Gj, për të cilat është kërkuar vendosja e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive bazuar në nenin 174 të Kodit Procedurës Penale.

Investimet e realizuara në fushën e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të kryera nga shtetasi S.Gj. dhe familjarët e tij, nuk justifikohen nga të ardhurat e tyre dhe diferenca e pajustifikuar nga burime të ligjshme është në shumën rreth 30 milionë lekë.

Janë bërë verifikime dhe ka rezultuar se Gjykata e Milanos në Itali, e ka dënuar shtetasin S.Gj, me 24 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale të “Pjesëmarrje në organizatë kriminale në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe Zyra e Interpol Tiranë e ka shpallur në kërkim me qëllim ekstradimin e shtetasit S.Gj. në Itali.

Për këto arsye, në zbatim të nenit 274 e vijues të Kodit Procedurës Penale, Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë:

  1. Banesë me 2 (dy) kate dhe garazh me sipërfaqe ndërtimi prej 150 m2, e ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga shtetasi S.Gj me vendndodhje në Shijak;
  2. Lokal “Njësi” me 1 (një) kat, i ndërtuar pa leje dhe e vetëdeklaruar nga A.Gj. me vendndodhje në Shijak, me sipërfaqe ndërtimi 96 m2;
  3. Tokë “Arë” me sipërfaqe 4.000 m2 në fshatin Lalëz-Njwsia Administrative Ishëm të rrethit Durrës;
  4. Tokë “Arë” me sipërfaqe 2.000 m2, në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës; dhe
  5. Tokë “Arë” me sipërfaqe 2002 m2 e ndodhur në njësinë Administrative Ishëm të rrethit Durrës.

/a.r

Next Post
Pas zënkës me gruan, shqiptari i vë flakën vetes me benzinë në Itali

Pas zënkës me gruan, shqiptari i vë flakën vetes me benzinë në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, arrestohet 43-vjeçari në Vlorë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In