Një shqiptar që kërkohej në Belgjikë është arrestuar në Itali. 29-vjeçari u kap nga karabinierët në fshatin Monteroni d’Arbia dhe akuzohet për trafik qeniesh njerëzore.
Gjykata belge kishte lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar ndaj tij, prandaj policia italiane i vuri prangat.
Udhëtimi i tij në Itali kishte të bënte me takimin me bashkëshorten, e cila u zhvendos në fshat dy muaj më parë. Autoritetet italiane e vëzhgonin sepse ishin të bindur që ai do ta vizitonte së shpejti.
Akuzat që bien mbi 29-vjeçarin, identiteti i të cilit nuk dihet janë krijimin e grupi shqiptar të trafikimit njerëzor dhe organizimi i trafikut të emigrantëve nga Azia dhe Afrika në Belgjikë, zakonisht për transport të mëtejshëm në Britani.
I dyshuari do të ekstradohet në Belgjikë, ku mund të përballet me 20 vite burg nëse shpallet fajtor.
/a.r