Agjencisë britanike e Luftës kundër Krimit, NCA në një raport të fundit të publikuar nga mediat angleze shkruan se përfaqësuesit shqiptarë të botës së krimit në Britani të
Madhe po rrisin së tepërmi influencën e tyre.
Agjencia thekson se grupet kriminale shqiptare në Britani janë të lidhura ngushtë me trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut duke vendosur lidhje me furnizuesit me
kokainë.
Sipas NCA, grupet kriminale shqiptare po e zgjerojnë rrjetin e influencës brenda botës së
krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. “Londra është qendra e tyre primare, por ato janë të vendosura në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar’ sipas NCA.
Ditët e fundit mediat britanike kanë publikuar me emra dhe foto disa nga shqiptarët më të
njohur në botën e krimit. Disa prej tyre të arrestuar dhe dënuar janë Ardi Beshiri 27 vjeç, Bes Besiaj, Olsi Beheluli dhe shumë të tjerë.
Autoritetet në ishull vijojnë luftën për shkatërrimin e bandave shqiptare, që sipas NCA ka
influencë në rritje.
a.ç