Një 41-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të nxjerrë jashtë kufirit të Shqipërisë 4 pakistanezë. Në pranga ra Gim Lashaj, i cili u kap në vendin e quajtur Vukpalaj. Me automjetin e tij tip Mercedes 41-vjeçari tentoi të kalojë në Malin e Zi 4 shtetasit e huaj.
“Me datë 28.05.2018, nga shërbimet e Kufitare GOL të SPKM Hani i Hotit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Gim Lashaj 41 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 28.05.2018 është kapur në vendin e quajtur Vukpalaj, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, në rrugën automobilistike Bajze – Hani i Hotit, me automjetin tip Mercedes, me targe AA733GD duke transportuar në drejtim të Malit të Zi, 4 shtetas Pakistanez,” raporton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhenia Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.
ma.me