• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trafik në rrugët drejt plazheve? Policia jep këshilla

by A R
09/07/2017 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po ktheheni apo po largoheni me pushime ose për një fundjavë relaksuese dhe trafiku i renduar ju shndërrohet  në një sfide të vërtetë?! Zgjidhni me kujdes me orarin kur nisni udhëtimin, kjo është këshilla e parë e policisë rrugore.

Megjithatë trafiku vijon të jetë një sfidë e vërtetë edhe policinë rrugore, e cila ka kaluar në shërbim të përforcuar deri në 15 shtator.

Duke qenë se ka fluks mjetesh që udhëtojnë drejt Gjirit të Lalëzit, në orët e para të mëngjesit autostrada paraqitet e ngarkuar në destinacionin Tiranë-Durrës. Për këtë arsye për të dalë nga Tirana mund të përdoret si mundësi edhe aksi Tiranë-Ndroq-Durrës.

“Që mos të jenë të përqendruar gjithnjë në këtë sens lëvizjeje Tiranë-Durrës, përmes autostradës. Normalisht do të kemi një  ngarkesë këtë muaj dhe në muajt në vazhdim sepse edhe emigrantët janë në ardhje. Do të ketë një fluks edhe në ditët normale. Aktualisht kemi vetëm në fundjavë këtë lloj ngarkese, por do të kemi edhe në ditët normale të javës”, shprehet Herman Erindi, shef i trafikut interurban.

Edhe për kthimin në orët e mbrëmjes nga Gjiri i Lalzit policia ka planifikuar të përdorë për devijim të përkohshëm të trafikut edhe aksi Hamallaj-Perlat-Sukth.

“Alternativa kryesore është pjesa e Maminasit, ku kalojnë pjesa Gjirit të Lalëzit, ajo është pjesa e shtrënguar më tepër. Si pasojë jep edhe ngarkesën e trafikut në segmentin rrugor në autostradën Tiranë-Durrës. Jemi në bashkëpunim me sektorin e qarkullimit rrugor të Drejtorisë Vendore Durrës, por ngarkesa është shumë e madhe”, shton Herman Erindi.

Policia rrugore llogarit se gjatë kësaj fundjave në autostradën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas kane qarkulluar rreth 200 mijë automjete. Ndërkohë për shkak se gjatë orëve të pasdites ngarkohen me fluks aksi Vlorë-Fier, janë vendosur shërbime shtesë të policisë rrugore, sikurse  edhe në aksin Tale-Lezhë.

Ndërkohë po zbatohet për të tretin vit radhazi udhëzimi i ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Transporteve për ndalimin e qarkullimit të mjeteve të rënda gjatë ditës për afatin nga 15 qershori deri më 15 shtator.

Next Post
Karikatura e ditës: Mino Raiola është agjenti i agjentëve

Karikatura e ditës: Mino Raiola është agjenti i agjentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Imami shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar

Imami shqiptar del para gjyqit në Zvicër për mashtrime milionëshe dhe udhëheqje të një rrjeti kriminal familjar

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

Pezullimi i vizave amerikane? Spiropali: Trillim politik! Udhëhumburit e Tiranës kanë vënë kujën…

January 15, 2026
Izraeli dhe Irani siguruan njëri-tjetrin përmes Rusisë: Nuk do të sulmojmë të parët!

Izraeli dhe Irani siguruan njëri-tjetrin përmes Rusisë: Nuk do të sulmojmë të parët!

January 15, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Begaj: Ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë

January 15, 2026
Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Hapet gara për numrin 2 të ‘FBI-së shqiptare’, kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

January 15, 2026
Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

Ulen kuotat e lumenjve Drin dhe Bunë rreth 20 cm

January 15, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

Pas arratisjes së Altin Ndocit, 15 të burgosur zhvendosen nga Durrësi në Peqin, dalin pamjet

January 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

Ministria e Mbrojtjes thirrje të rinjve: Bëhuni pjesë e Forcave të Armatosura

January 15, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

Po transportonte 60 kilogramë kanabis që ishte planifikuar të shitej në Tiranë dhe Krujë, arrestohet 52-vjeçari

January 15, 2026
15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

15 janari i përgjakur, 27 vite nga masakra e Reçakut

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In