Gjykata e Posaçme e shkallës së parë pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin e dosjes “Metamorfoza 2” për proces gjyqësor në themel ndaj 8 anëtarëve të një grupi kriminal, mes të cilëve edhe ish-kryepolici Erzen Breçani dhe ish-komisari i Kombinatit në KOmisariatin nr. 6, Dedan Gjoni.
Për një nga anëtarët e grupit u pushua çështja e armëmbajtjes, për shkak se vepra penale ishte amnistuar.
Kurse të tjerët akuzohen për trafik droge, sigurim i kushteve për të kryer vrasje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.
Këto hetime janë ndihmuar edhe nga përgjimet e kryera nga platformat e koduara SKY ECC, ku mes tyre i pandehur në arrati është edhe djali i Erzen Breçanit, dhe biznesmeni Ervin Mata, partneri i këngëtares Elvana Gjata.
mes tyre janë Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), që do vrisnin vëllezërit Nela dhe strehuan të penduarin si killer Nuredin Dumani, pasi kanë bashkëpunuar apo siguruar kushtet për krim. Krimi do kryhej për hakmarrje.
Njoftimi i Gjykatës së Posaçme
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 06.08.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:
“Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 78/2023, në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga, Jonida Babameto dhe Erzen Breçani”.
2. Në seancën e datës 27.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare
Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 109, datë 27.12.2024,
vendosi:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dërgimin në gjyq, të çështjes penale që i përket procedimit
penal me Nr. 78, viti 2023, në ngarkim të pandehurve:
1. Ismail ZENELI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 (dy herë);“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
2. Bujar AJETI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”,
parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve
materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të
grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave
nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të
parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334/1 të Kodit Penal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i
armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit
Penal; “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
3. Adrian CENAJ (DEDJA), hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në
burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve
materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të
grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave
nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të
parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal.
4. Dedan GJONI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”,
parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në
formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi
i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata
kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga
nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i
mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve A.N dhe E.N, kryer në
formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i
strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata
kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet
80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar
nga neni 248 i Kodit Penal.
5. Besmir MURTATI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”,
parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në
formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi
i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale
dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1,
28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Albert PRENGA, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e
parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në
formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i
strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale
dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1,
28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
7. Jonida BABAMETO, hetuar me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu
paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës
Penale.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar
nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”
parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
8. Erzen BREÇANI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, (nga
data 20.11.2023 deri në datën 16.06.2024) dhe aktualisht me masën e sigurimit
“arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës
penale apo veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni
287/1/b/2 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni
302/2 i Kodit Penal.
II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.
III. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira
në 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) volume hetimore.
Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Bujar Ajeti, i akuzuar për kryerjen
e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve
sportive” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, për shkak se vepra penale është
amnistuar, bazuar në nenin 6 të Ligjit Nr. 33/2024 “Për Dhënie Amnistie”.
V. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim, ndërsa kundër
vendimit për pushimin e akuzës mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke
filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të këtij vendimi.