• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafik droge nga Gjiri i Lalzit drejt Italisë, prangoset banda me 7 persona, emrat

by Java News
08/04/2017 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi i përbashkët i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Leçes, zbulohet grup kriminal për trafikim lëndësh narkotike. Një hetim i përbashkët i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Leçes dhe Guardia di Finanzia ka zbuluar një grup personash, të cilët dyshoheshin se trafikonin lëndë narkotike kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, nëpërmjet mjeteve lundruese skaf, me pikënisje zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës dhe destinacion brigjet italiane.

Deri në këtë fazë të hetimit, të paktën 7 persona, nga të cilët 5 shqiptarë dhe 2 italianë, janë ndaluar mesnatën ndërmjet të Premtes dhe së Shtunës, me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në kuadër të këtij hetimi të përbashkët.

Nga hetimet e deritanishme ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Eduart Sallaku është në krye të këtij grupi kriminal, në rolin e organizatorit të trafikimit të lëndës narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit.

Gjatë hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit italianë Gianfranco Maiorano (me precedente penal në shtetit Italian, më shumë se një herë) dhe Donato Carlucci, kanë bërë përgatitjet e nevojshme për të trafikuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se shtetasi Eduart Sallaku, në dt. 05.04.2017 është afruar në këmbë pranë bregut të detit dhe ka hipur në skafin në pronësi të shtetasit Lazër Lazri. Të dy kanë pritur ardhjen e një tjetër skafi, të nisur nga Italia, në bordin e së cilit gjendeshin dy shtetasit italianë.

Lazër Lazri është kontaktuar nga shtetasi Vitor Brahja, me qëllim që të ndihmonte në transportimin e lëndës narkotike nga brendësia e pyllit për në bordin e skafit të tij dhe, më tej, ta transportonte në skafin e shtetasve italianë më në brendësi të detit.

Për realizimin e qëllimit kriminal, shtetasi Vitor Brahja ka kontaktuar me dy nipërit e tij shtetasin Jurgen Brahja dhe Gjon Brahja, të cilët, përveç ndihmës në ngarkimin e lëndës narkotike, do të monitoronin dhe zonën përreth për të sinjalizuar më pas Eduart Sallakun për prezencën e forcave policore. Veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndiqeshin në terren nga ana e forcave policore të Kufirit, Durrës. Në bazë të ndjekjes hetimore, rezultoi se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal pikasën lëvizje të Policisë dhe për këtë arsye u konsiderua e nevojshme ndërhyrja e menjëhershme për shoqërimin e tyre ende pa mbërritur lënda narkotike. Personat e shoqëruar u morën në pyetje nga ana e Prokurorit.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, si edhe të deklarimeve të dhëna nga shtetasit e shoqëruar fillimisht dhe më tej të ndaluar me urdhër të Prokurorit, u krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e mësipërm kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Në këto kushte, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda u urdhërua ndalimi i shtetasve:

1. Eduart Sallaku

2. Vitor Brahja

3. Jurgen Brahja

4. Gjon Brahja

5. Lazër Lazri

6. Gianfranco Maiorano

7. Donato Carlucci

Shtetasit shqiptarë janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda në dt. 06.04.2017. Ndërsa shtetasit italianë janë ndaluar në dt. 07.04.2017, të cilët u gjendën në brendësi të pyllit pranë Gjirit të Lalzit. Në këtë operacion u sekuestrua edhe skafi me të cilin do të kryhej trafikimi i lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

ma.me

Next Post
Turisti shqiptar bie pre e vjedhjes, i marrin 7500 euro dhe pasaportën në restorant

Dënohet me 9 vite burg shqiptari në Gjermani, mbyti gruan me fustanin e saj,

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In