Një sasi mbi gjysmë ton kanabis është sekuestruar nga policia në zonën e “Bishtit të Zhurit” në Rrogozhinë.
Gjatë aksionit nga Policia e Kavajës është bllokuar ekzaktësisht 562 kg lëndë narkotike.
Por kësaj radhe trafikantët kanë përdorur një metodë të pazakontë. Ata e fshehen drogën në një fuoristradë e cila po transportohej me një karrotrec.
Këtë mënyrë trafikimi të lëndëve narkotike nuk e kishim dëgjuar më parë, por policia tregoi se ishte një hap para trafikantëve, duke bërë që plani i tyre të mos finalizohej.
Në pranga ra 35-vjeçari me iniciale S.B. nga fshati Frakull e Madhe e Fierit.
Ndërkohë, hetimet janë duke u zhvilluar dhe nuk bëhen me dije informacione të tjera.
Njoftimi i policisë:
Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B vjeç 35 banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi më datë 11.04.2018, në Rrogozhinë, tek “Bishti i Zhurit”, u kap me mjetin karrotrec tip “Benz”, duke transportuar mjetin fuoristradë, ku nga kontrolli në mjetin fuoristradë u gjet e bllokua 562.3 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Punohet për kapjen e pronarit të fuoristradrës si dhe tre shtetasve të tjerë ku për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera. Nenet 283/2 e 25 të Kodit Penal.
a.ç