Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.01, datë 14.01.2022, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit E.S., i hetuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në Republikën Çeke.
Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin nr.3 (75), datë 22.01.2022, ka vendosur: Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, të përshkruara më poshtë:
Objekt 2-kt, i ndodhur në Dhërmi, në kompleksin turistik “***”, me nr.G**;
Pasuria Nr.104/**+*-**, e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20m2, zona kadastrale 3***, Selitë, Tiranë;
Pasuria Nr.104/**+*-**, e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40m2, zona kadastrale 3***, Selitë, Tiranë.
Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë.
/a.r