• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona! Sekuestrohet një arsenal i tërë

by A R
30/05/2025 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rast i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur nga autoritetet, duke rezultuar në arrestimin e 10 personave dhe 2 të tjerëve të shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të uniformave blu, armët siguroheshin nga Kosova, e më pas silleshin në Shqipëri me qëlim shitjen e tyre, kryesisht në Tiranë.

Në banesën e një prej të arrestuarve u gjetën gjithashtu dhe 2077 fara kanabisi.

“DVP Tiranë/Punë hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Puzzle”, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë.

Sekuestrohen 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 12 shtetas që trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë. 10 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Puzzle”.

Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur. Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara cannabisi. Punohet për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po bashkëpunojnë intensivisht me autoritet policore kosovare për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

February 19, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

February 19, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

February 19, 2026
Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

February 19, 2026
‘Situata është në kontroll’, Benet Beci flet nga vendngjarja: Nuk ka pasur në Shkodër zjarr të tillë, shqetësim edhe katrahura urbanistike

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shtyn seancën paraprake për Benet Becin

February 19, 2026
LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

February 19, 2026
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

February 19, 2026
Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

February 19, 2026

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In