Ekzistojnë 60 gra të një fisi në Yao të Kinës, të cilat i presin flokët vetëm një herë në jetë.
Prerja e flokëve bëhet vetëm kur ato martohen. Sipas Daily Mail kjo është një traditë e vjetër e këtij fisi që e kanë respektuar brez pas brezi.
60 gratë e fisit kanë flokët më të gjata se 3 metra ndërsa njëra ndër to ka flokët 7 metra.
Vendaset përdorin ujin e orizit për të larë flokët e tyre, dhe ky është sekreti i tyre për t’i mbajtur flokët më të shëndetshme, shkëlqyese dhe të buta.
shqiptarja.com/d.i.