• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tradita e linçimit të drejtësisë, që po reziston ende

by Mero Baze
18/08/2023 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vala e fundit e arrestimit të zyrtarëve të lartë të shëndetësisë riktheu debatin tek reforma në drejtësi dhe ndjeshmëria që ngjall arrestimi i zyrtarëve të lartë.

Edi Rama i ka mërzitur palët, më shumë nga fakti që nuk duket i mërzitur nga arrestimet dhe që mburret me reformën në drejtësi si vepër të tij dhe partisë së tij, se sa nga fakti që nuk mbron të arrestuarit.

Kjo ka ngjallur zemërim tek opozitarët që mendojnë se derisa Edi Rama është i kënaqur nga SPAK, atëherë diçka nuk shkon mirë. Dhe i janë turrur të linçojnë prokurorinë që ka bërë një nga hetimet më serioze.

E gjithë kjo tregon se në Shqipëri, nga një anë po ndryshon rrënjësisht mentaliteti për drejtësinë dhe politikën, dhe ka një përmbajtje për të mos komentuar drejtësinë, nga ana tjetër ka një rezistencë për të vazhduar traditën e linçimit të drejtësisë, duke na kujtuar dekadën e shkuar.

12 vite më parë një kryeministër vrau në mes të bulevardit, u mburr që vrau katër qytetarë të paarmatosura, të parrezikshëm dhe të pambrojtur përballë plumbave të tij, dhe jo vetëm që nuk është pyetur pas 12 vitesh pse i vrau, por pengoi në mënyrë brutale drejtësinë të hetonte, nuk dorëzoi gardistët të hetoheshin, prishi provat e serverit të Kryeministrisë, nuk lejoi prokurorët e gatshëm të merrnin prova në vendngjarje duke i fshirë plumbat me fshesë në sytë e tyre, dhe ngriti komision hetimor kundër prokurores së Përgjithshme, presidentit dhe opozitës e gazetarëve.

12 vite më parë, “burrë shteti” quhej ai që nuk i dorëzonte njerëzit e vet para drejtësisë. Dhe ky burrë ishte Sali Berisha. Ata prokurorë që ai i zboi nga oborri i Kryeministrisë, janë ende prokurorë dhe shumë prej tyre dhe në SPAK, dhe ende ja kanë frikën.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, i cili është objekt i hetimeve të SPAK dhe fushatës së arrestimeve, ndjehet i lirë të hetohet në çdo skutë të qeverisë dhe e konsideron këtë standard të ri për Shqipërinë. Nuk ka asnjë mallkim për SPAK, asnjë mallkim për gjykatën, asnjë pendesë për zyrtarët e tij që shkojnë para drejtësisë.

E kundërta vazhdon të ndodhë sot.

Gjithë opozita e Berishës dhe Metës, dhe gjithë gazetarët që janë ca në bordero të kërkuarish, e ca në borderotë e Shkëlzenit, i janë turrur prokurove të SPAK, pse nuk arrestojne x person, pse arreston y person, lavdërojnë një gjykatës që ka kërkuar hetime më shumë, dhe linçojnë një prokuror që ka futur në burg 9 vetë në një ditë.

E vërteta është që prokurori Kondili ka bërë një hetim të thellë, duke u bazuar tek personat që janë marrë me procedurat dhe aty kanë lindur problematika që kanë të bëjnë me institucionet, një prej të cilave siç duket nga dosja, është shifra e kostove aktuale të sterilizimit para se të bëhej koncesioni. Nëse ajo është vërtet e fryrë apo është gabim tabelash, kjo duhet hetuar, pasi vetëm aty fillon pastaj përgjegjësia institucionale përse ka nisur ky koncesion.

Edhe dy kompanitë e tjera kanë dhënë shifra të përafërta për koncesionin në ofertat e tyre dhe kjo krijon debat mbi kostot paraprake që kanë ekzistuar për sterilizimin para koncesionit dhe ato pas. Ashtu si e ka paraqitur prokuroria, pra që janë 56 për qind më të fryra, gjykatësi ka të drejtë të kërkojë marrje nën hetim të personave të tjerë, pasi është një shkak për të dyshuar se koncesioni ka startuar mbi shifra false.

Pra i gjithë ky është debat profesionistësh dhe jo debat politik.

Por edhe sot, kur gjithë drejtësia po prodhon përditë lajme duke arrestuar zyrtarë të lartë të qeverisë, duke filluar nga zëvendëskryeministri, politika e vjetër shqiptare mendon se mund t’i diktojë prokurorët, kë të arrestojnë e kë të lirojnë, sikur janë në mbledhje të kryesisë së Berishës kur përjashtojnë njerëz nga partia.

Mjafton kjo qasje e sotme, lavdërimet e Edi Ramës për operacionet e SPAK, dhe linçimi i bandës mediatiko- politike të Sali Berishës për të diktuar hetimet, për të kuptuar se në dorë të kujt mund të ishte drejtësia nëse nuk do të bëhej reforma në drejtësi.

Tani do ishim në momentin që kur Taulant Ballës t’i shkonte lista e arrestimeve, t’i thoshte prokurorit nuk dua t’i arrestoj se “ti po bën grusht shteti me Saliun dhe Ilirin” dhe pastaj të shkonte në mesnatë të prishte provat. Dhe të mos guxonin ta merrnin as në pyetje. Si Saliun që kanë 12 vite që mendohen.

Next Post
Fluksi i emigrantëve/ Aplikimet për karta identiteti e pasaporta, zyrat e ‘IdentiTek’ të hapura dhe 2 të shtunat e ardhshme

Fluksi i emigrantëve/ Aplikimet për karta identiteti e pasaporta, zyrat e ‘IdentiTek’ të hapura dhe 2 të shtunat e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com