• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tradhtia e nuses në Librazhd/ Sociologu: Po dënohet me metoda mesjetare. Mëkati tek burrat…!

by Java News
27/05/2022 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë ka shokuar opinionin publik ditën e sotme, pas publikimit të disa videove ku vërtetohej tradhëtia bashkëshortore. Rasti ka ndodhur në qytetin e Librazhdit, ku mësohet se vjehrri, vjehrra dhe disa të afërm kanë kapur “mat” nusen me të dashurin në shtratin e saj.

Skena e rëndë është filmuar nga njerëzit e burrit të saj, të cilët më pas e kanë përzënë nga shtëpia. Por më e keqja nuk ka kaluar ende për gruan në fjalë, pasi prindërit e saj, të tronditur nga lajmi, i kanë mbyllur derën.

I ftuar në “Zona Zero”, sociologu Gzim Tushe, është shprehur se sjellja e prindërve të dhëndrit ndaj nuses nuk është e justifikueshme.

“Nuk është qëndrim normal, modern i qytetëruar, ndaj nuses. Hipokrizia që ka shpërthyer në rrjetet sociale është e turpshme. Kjo lloj sjellje na paralelizon me sjellje barbare”.

I pyetur për shkakun që mund ta ketë çuar gruan në mungesë të besnikërisë martesore, sociologu është përgjigjur se mungesa e një marredhënie intime të rregullt, por edhe largësia mund të ketë çuar në tradhti nga ana e gruas.

“Migracioni është një ndër shkaqet kryesore, pasi e ka çuar martesën në një marrëdhënie ‘part-time’”, u shpreh Tushe.

I pyetur se pse palët nuk shkojnë drejt procesit të divorcit, por zgjedhin të veprojnë me vetëgjyqësi, sociologu është shprehur se në Shqipëri ka një mungesë të kulturës martesore.

“Divorci është një institucion i rëndësishëm, që shkon paralel me martesën. Divorci për një grua të martuar me një burrë maskilist është një shpëtim, ajo martesë më mirë është të mos vazhdojë. Ne vendin tonë raporti martesë-divorcë është, një divorc në 3 martesa.

Divorci për gratë është më i vështirë krahasuar me burrat, pasi këto të fundit dhunohen, lihen në rrugë, nuk mbështeten nga familja. Institucionet duhet të jenë më radikale dhe prezente për t’u qëndruar më pranë rasteve të tilla.”

Në lidhje me rastin në Librazhd, sociologu nuk e justifikon gruan në lidhje me aktin e tradhëtisë, por kjo nuk u jep të drejtë familjarëve të ushtrojnë dhunë mbi të.

“Organet dhe organizatat për mbrojtjen e gruas duhet të ndërhyjnë në këto raste. Ajo mund të gjykohet moralisht, por nuk mund të përdoren ndaj saj metoda mesjetare.

Morali është çështje personale. Institucionet duhet të jenë në mbështetje të saj për ta rehabilituar, apo për ta ndihmuar ekonomikisht nëse është e nevojshme. Institucionet duhet ta marrin “në mbrojtje”.

Mëkati për burrat tek shoqëria maskiliste është i rikuperueshëm, ndërsa për gratë nuk ekziston. Nuk mund të kemi dy morale, një për gratë e një për burrat”, u shpreh sociologu./m.j

Next Post
Tronditëse/ Dy fëmijët e mbytur në liqenin e Prushit janë vëllezër, 15-vjeçari hyri për të shpëtuar vëllanë e vogël 6 vjeç

Tronditëse/ Dy fëmijët e mbytur në liqenin e Prushit janë vëllezër, 15-vjeçari hyri për të shpëtuar vëllanë e vogël 6 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In